VIDEO/ Laçi mposht Luftëtarin në Gjirokastër, Memelli debuton me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 15:52

VIDEO/ Laçi mposht Luftëtarin në Gjirokastër, Memelli debuton me fitore

Laçi ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 0-1, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Goli i Shtubinës në minutën e 79-të i dha fitoren skuadrës së Memellit që barazon me pikë Kukësin e vendit të 3-të.

bandicam 2018-11-03 15-51-02-431

Futbollisti shkodran përfitoi nga një mosmarrëveshje e portierit Ruçi me mbrojtësin Janiçiç duke gjetur rrugën e rrjetës. Skuadra kurbinase u rikthye te fitorja pas 2 humbjesh radhazi. Shkarkimi i trajnerit Mërgjyshi duket se dha efet te bardhezinjtë.

bandicam 2018-11-03 15-50-32-444

Në sfidën e radhës Laçi do të presë Skënderbeun, ndërkohë që Luftëtari do të udhëtojë në Vlorë për tu ndeshur me Flamurtarin.

LUFTËTARI-LAÇI 0-1

Shtubina 79′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.

90+2′ Pranë golit Luftëtari, por Sefgjini largon rrezikun në këndore, duke mos i hequr mundësinë Hoxhës që të shënojë.

90+1′ Zëvendësim te Laçi, largohet Najdenov, në fushë Smaçi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Tjetër mundësi për skuadrën e Laçit, por Berisha nuk arrin të përfitojë, teksa del portieri, duke kontrolluar topin.

88′ Portieri Ruçi bën heroin, duke mbajtur në lojë Luftëtarin. Xhixha del i vetëm përballë portës, gjuan në afërsi të pikës së penalltisë, por pret Ruçi.

82′ Vendasit kryejnë edhe zëvendësimin e tretë, largohet Liçaj në fushë Aleksi.

80′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Rrapa, në fushë fushë, Donald Rrapo.

79′ GOOOOL LAÇI 0-1. Shtubina kalon në avantazh kurbinasit. Shkodrani përfiton nga një mosmarrëveshje e Janiçiç me portierin Ruçi, duke e dërguar topin në rrjetë. Në festë Laçi! 

78′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin me Shtubinën, i cili provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

72′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Milosavljev, në fushë Ymeraj.

67′ Milosavljev, humbet një rast mjaft të mirë, teksa i vetëm brenda zonës ka goditur në mënyrë të gabuar.

60′ Luftëtari hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

56’ Zëvendësim te Laçi, në fushë Berisha, duke zënë vendin e Altiparmakovskit.

54′ Shkurtaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

53′ Milosavljev harkon një top të rrezikshëm në zonë, por largojnë mbrojtësit.

47’ Aksion i mirë i Milosavljev në krahun e majtë, topi në qendër gjen në kundërkohë Radoviç i cili shpërdoron mundësinë për të gjuajtur në portë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+1′ Laçi gjen rrugën e rrjetës me Gjonin, por gjyqtari Shahini e anulon për faull ndaj mbrojtësit Rrapa. Protestojnë ashpër kurbinasit.

40′ Milosavljev ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

39′ Rustem Hoxha lëshon një predhë nga distanca, topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të trajnerit Selmani. Pranë golit vendasit.

35′ Shkurtaj dhe Rroca kombinojnë bukur në hyrje të zonës, por ndërhyn Toro, duke rrëmbyer topin.

29′ Pranë golit Luftëtari me Milosavljev, i cili gjuan bukur brenda zonës, por pret mjaft bukur Selmani.

28′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin me Toron, por futbollisti kilian i vetë brenda zonës, ka goditur në mënyrë të gabuar, duke shpërdoruar një rast të artë.

26′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24′ Shtubina hedh një krosim në zonë, por largon Liçaj me kokë.

20′ Pranë golit Luftëtari, me Xhekson, i cili merr një top të bukur në zonë dhe provon të gjuaj, por ndërhyn mjaft bukur Gjoni që largon rrezikun në këndore.

13’ Harkim nga e djathta i Liçajt, topi largohet nga Gjoni por mbërrin te Rroca, i cili gjuan nga jashtë zonës por pa gjetur portën e Selmanit.

7′ Shtubina fiton goditjen e parë nga këndi për kurbinasit.

4’ Radoviç jep një harkim në zonë nga e djathta, Selmani kontrollon me qetësi me një dalje të sigurt.

2′ Kurbinasit hidhen menjëherë në sulm, por pa arritur të depërtojnë në mbrojtjen e Luftëtarit.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapa, Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj
Trajner: Gentian Mezani

Laçi: Selmani, Frangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski
Trajner: Migen Memelli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"