VIDEO/ Laçi me “marshin e pestë”, kurbinasit mposhtin Kastriotin dhe “fluturojnë” në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 15:38

VIDEO/ Laçi me “marshin e pestë”, kurbinasit mposhtin Kastriotin dhe “fluturojnë” në renditje

Laçi nuk di të ndalet së fituari, teksa sot kurbinasit kanë arritur suksesin e pestë radhazi në Kategorinë Superiore duke mposhtur Kastriotin në shtëpi me rezultatin 2-0.

LACIFOTO: B. BALLIU

Llogaritë e takimit u hapën menjëherë, në minutën e 9′ ku Regi Lushkja kaloi bardhezinjtë e Mirel Josës në avantazh me një goditje nga jashtë zone.

Pjesa e dytë nisi me Kastriotin në kontrollin e lojës, por pikërisht në momentin ku krutanët ishin në zotërim, skuadra kurbinase realizoi të dytin me protagonist sërish Regi Lushkja, i cili me anë të një kundërsulmi perfekt shënoi golin e fitores për ekipin e Mirel Josës.

Me këtë sukses për Laçi, renditet e dyta duke grumbulluar 27 pikë, ndërsa Kastrioti renditet e fundit në kuotën e 8 pikëve.

FT | LAÇI 2-0 KASTRIOTI

Lushkja 9′, 83′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 3 minuta shtesë!

83′ GOOOL LAÇI 2-0! Regi Lushkja sërish në gol pas një kundërsulmi perfekt dhe disa kombinimeve me Saliu Guindo, mesfushori driblon dhe portierin dhe realizon golin e dytë të takimit.

80′ Laçi kryen zëvendësim teksa largohet Dejan Zarubica dhe në vend të tij aktivizohet Bashkim Velija

76′ Kastrioti kryen zëvendësim teksa largohet Okebugu në vendin e tij Edon Hasani.

68′ Pjesa dërrmuese e pjesës së dytë flet për Kastriotin, e cila ka një rritje graduale në raste dhe qarkullimin e topit.

55′ Kastrioti pranë golit të barazimit,, ku pas një krosimi në krahun e djathtë Prodani godet me kokë, por topi përfundon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë!

40′ Laçi realizon sërish me Regi Lushkjan, por Saliu Guindo rezulton në pozicion jashtë loje.

30′ Arbër Basha ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në dëm të kundërshtarit.

22′ Pas golit të pësuar skuadra e Kastriotit po provon që të dalë përpara duke qenë më konkrete në rastet e saj.

9′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet sfida, kurbinasit kalojnë menjëherë në avantazh falë Regi Lushkjes, i cili mjaft bukur ka goditur nga jashtë zone duke kaluar përpara bardhezinjtë e Mirel Josës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

KASTRIOTI – Vata; Neziri, Husein, Karakaçi, Rami; Onanuga, Basha, Greca, Prodani; Okebugu, Ajazi. Trajner: Shkëlzen Rustami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"