VIDEO/ Laçi luan “tenis”, Kirian Nuabueze “shkrin” Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:57

VIDEO/ Laçi luan “tenis”, Kirian Nuabueze “shkrin” Apoloninë

Laçi shpërthen ndaj Apolonisë me Stavri Nicën në krye. Pas shkarkimit të trajnerit Cungu, me një njohje të vjetër në stol, kurbinasit regjistrojnë fitoren e parë në kampionat, duke shkërmoqur 6-1 Apoloninë. Tripletë e të rikthyerit titullar, Nuabuezes, dopietë nga Xhixha dhe një gol i Markut kanë përmbysur realizimin e Omerit që pati hapur siparin e takimit. Miqtë e nisën saktë, por luajtën vetëm 30 minuta dhe më pas… u shpërfytyruan. Pas pesë javësh, Laçi është në kuotën e 6 pikëve me golavarazh të përmirësuar ndjeshëm 8/4, ndërsa Apolonia në fund me vetëm dy pikë, 4 gola të shënuar dhe 14 të pësuar.

Laci-Apolonia 1 minute heshtje

PJESA E PARË – Stavri Nica rikthehet në stolin e Laçit. Trajneri rikthen titullar Nuabuezen. Nga ana tjetër, Apolonia ndryshon me Bumbar në prapavijë dhe Gjatën në majën e sulmit, dy risi të Kolelës. Skuadra e këtij të fundit është vendosur mirë në minutat e para dhe qëndron në lojë. Në të 21-ën minutë, Zaimaj lëviz mirë në hyrje të zonës, por goditja devijohet nga Selmani dhe Omeri zhytet me kokë duke e dërguar sferën në rrjetë. Laçi tenton kundërpërgjigjen. Nica hedh në fushë Kërçikun për Tekon dhe rezultati shihet menjëherë, duke forcuar ndjeshëm lojën në krahun e djathtë. Në të ‘33-ën, pas një goditjeje nga këndi, nigerianit i ngec sfera në qendër të zonës dhe pas një rrotullimi të bukur, me të majtën gjuan tokazi për 1-1. Katër minuta më vonë, me një kundërsulm, teksa mbrojtësit kanë dyshimin e pozicionit jashtë loje, nigeriani del para portierit dhe gjuan me të djathtën por grushton Harizaj. Sfera sërish te sulmuesi i cili këtë herë me të majtën shënon dhe përmbys shifrat, 2-1. Mbyllet ky fraksion, 2-1.

Nuabueze logo

FOTO: P.PASHOLLARI

PJESA E DYTË – Nica e njeh mirë mentalitetin e skuadrës kurbinase dhe duket se lojtarët kanë marrë dozën e duhur të motivimit. Nga ana tjetër, Apolonia nis me shkëndija pozitive në këtë fraksion, por gabon në finalizim. Atëherë kur pritej reagimi i fierakëve, vjen goditja e “knock out”-it nga Laçi. Xhixha nga e majta, më pas Turkaj i cili asiston në qendër të portës për Nuabuezen, duke shënuar tripletën personale, 3-1. Apolonia dorëzohet fare dhe kurbinasit bëjnë çfarë të duan me ndeshjen. Dy minuta më vonë, është Nuabueze që bën altruistin duke kthyer një top për Shehun. Edhe ky pasi depërton bukur në qendër, zgjedh të pasojë për Xhixhën, që shtyn lehtë në rrjetë. Altruizëm dhe festë te kurbinasit, ndërsa Apolonia shpërfytyrohet. Minutat kalojnë dhe dy trajnerët bëjnë zëvendësimet e nevojshme. Mirëpo, Laçi nuk ka të ndalur. Uria për fitoren e parë dhe trajneri i ri në stol, kanë zgjuar te futbollistët dëshirën maksimale. Aksion i shpejtë i vendasve me Xhixhën nga e majta që pason në qendër ku Marku ka hapësirën e goditjes dhe me të djathtën e dërgon sferën në trekëndësh, për 5-1. Pritet vetëm fundi i tre minutave të shtesës, por Kurbinasit gjejnë edhe një tjetër gol. Është Xhixha që i “vë vulën” ndeshjes, për të plotësuar goleadën. Marku bën mirë në të djathtë dhe pason Xhixhën, i cili gjuan në hyrje të zonës, për 6-1. Triumf me goleadë për Laçin.

FT: LAÇI-APOLONIA 6-1

Nuabueze 33′, 37′, 62′ Xhixha 64′, 90+2 Marku 85′    / Omeri 21′

MINUTAT: 

 90+3’ Marku bën mirë nga e djathta, driblon dhe pason Xhixhën që gjuan në hyrje të zonës, duke e dërguar sferën në kuadrat për 6-1.

85′ Xhixha nga e majta, futet në qendër por pasim i gabuar, sfera te Marku i cili gjendet i vetëm në hyrje të zonës dhe gjuan me të djathtën për të shënuar, 5-1.

 

64′ Nuabuze në zonë, kthen sferën mbrapa te Shehu, i cili depërton në zonë, por tregohet altruist dhe i pason Xhixhës në pozicion të dyshimtë i cili devijon lehtë për të shënuar, 4-1.

62′ Xhixha nga e majta, sfera përplaset te një mbrojtës dhe del te Turkaj i cili asiston në qendër për Nuabuezen i cili lehtësisht e devijon në rrjetë, 3-1.

51’ Marku në e djathta fut në zonë një top që ishte asist për Xhixhën, por ky i fundit nuk e devijon si duhet, 2 metra larg vijës fatale.

54’ Xhixha këmbëngulës, sfera te Deliu që futet në zonë dhe gjuan fort me të majtën por sfera përplaset në shtyllën e majtë Harizajt.

37’ Kundërsulm i Laçit, Nuabueze merr një pasim nga Xhixha dhe i afrohet zonës me mbrojtësit që pretendojnë pozicion jashtë loje të nigerianit. Sulmuesi gjuan me të djathtën por pret Harizaj, sfera i shkon prapë dhe këtë herë nuk gabon, gjuan me të majtën për 2-1.

33′ Këndore për Laçin, sfera në qendër te Nuabueze i cili rrotullohet bukur dhe gjuan me të majtën tokazi duke barazuar, 1-1.

31’ Kërçiku harkon nga e djathta, sfera devijohet, më pas Marku në zonë gjuan dhe sfera pasi përplaset në shtyllë, pret Harizaj.

 

21’ Zaimaj lëviz mirë në afërsi të zonës, tenton kuadratin por sfera e devijuar nga Selmani shkon tek Omeri që brenda zonës zhytet me kokë dhe gjuan duke shënuar, 0-1.loninë.

 


FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Marku, Ignjatoviç (D.Rrapo 69’), Selmani, Turkaj, Ardit Deliu, Shehu, Xhixha, Teko (Kërçiku 28’), Prenga (Obanor 46’), Nuabueze (Harmon 75’). (Në dispozicion: Sali, Rodriges, Arbër Deliu). Trajner: Stavri Nica

APOLONIA: Harizaj, Bumbar, Eljon Sota, Omeri (Culli 68’), Hebeja, Zaimaj (Mariel Sota 77’), Agyare, Haxhiu, Smaçi (Ejoh 77’), Mihana (Mehmeti 79’), Gjata (Artur 68’). (Në dispozicion: Çepele, Asllanaj, Kumani, Levendi, Zoga). Trajner: Xhovani Kolela

KARTONË TË VERDHË: Turkaj 55’, Selmani 56’ / Smaçi 17’, Hebeja 50’, Bumbar 60’, Mihana 70’

VËZHGUES: Mhill Shkëmbi (Shkodër) /

DELEGAT: Bujar Pregja (Tiranë)

GJYQTARET: E. Bastari, R. Zajmi, Xh.Mani (Tiranë)

Laci-Apolonia formacionet
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"