VIDEO/ Laçi “leksion” Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, korçarët lëshojnë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 15:55

VIDEO/ Laçi “leksion” Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, korçarët lëshojnë kreun

Laçi mposht Skënderbeun me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Golat e Shtubinës dhe Gjonit i dhanë fitoren skuadrës së Memellit në takimin e zhvilluar në “Selaman Stërmasit” përballë Skënderbeut që me këtë humbje ka humbur vendin e parë.

bandicam 2018-11-07 15-51-38-920

Edhe pse korçarët e kërkuan me ngul golin, nuk arritën ta gjenin atë, falë edhe pritjeve vendimtare të portierit Selmani.

LAÇI-SKËNDERBEU 2-0

Shtubina 7′, Gjoni 85′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi në “Selman Stërmasi” 

85′ GOOOOOL LAÇI 2-0. Realizon Gjoni. Pas një gabimi të Ditës, i cili nuk ka larguar siç duket topin nga zona, duke i dhënë mundësinë futbollistit kurbinas të dyfishojë shifrat. 

81’ Goditje dënimi spektakolare e Bregut nga 20 metra, po aq spektakolar është edhe grushtimi i Selmanit që shpëton portën e tij.

78′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Oto Xhon në fushë Hoxhaj.

78′ Krasniqi krijon iluzionin e golit, pas një gjuajtje me kokë brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.


75′ Aksion i shpejt i Laçit, Fangaj pason për Xhixhën, i cili gjuan nga brenda zonës, por jashtë kuadratit.

68′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Demte në fushë Guedj.

67′ Pranë golit të dytë Laçi me Shtubinën, i cili në afërsinë e pikës së penalltisë ka gjuajtur, por është ndalur nga portieri Teqja.

65′ Sefgjini rikuperon një top dhe niset rrezikshëm, por gjuajtja e tij nuk ka forcën e duhur duke përfunduar në duart e portierit Teqja.

64′ Zëvendësim te Laçi, largohet Jonuzi, në fushë Eler.

60′ Elvi Berisha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

58′ Radas provon me një krosim drejt zonës, por kontrollon gjithçka Selmani.

54′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gripshi në fushë Blerim Krasniqi.

49′ Vangjeli kroson nga e djathta, por grushton portieri Selmani, i cili fiton edhe një faull pas një ndërhyrje të gabuar nga Oto Xhon.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, 1-0. 

45+1′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin. Shtubina del i lirë në krahun e djathtë dhe hedh një top në zonë për Berishën, që nuk arrin të kontrollojë topin.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Dejvi Bregu provon me një goditje fluturimthi, topi shkon gjitur me traversën. Pranë golit korçarët.

37′ Ndëshkohet edhe Sefgjini me karton të verdhë.

35’ Gripshi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Gjoni, gjyqtari Xhaja e cilëson të pavullnetshme.


34′ Zëvendësim te Laçi, largohet Altiparmakovski në fushë, Elvi Berisha.

28′ Maqedonasi Altiparmakoski ndëshkohet me karton të verdhë për simulim. Vendim i drejtë i gjyqtarit.


27′ Sërish Skënderbeu rrezikshëm. Muzaka hedh një top të bukur në zonë për Demte, ky i fundit e ul për Dejvi Bregun që provon me një gjuajtje të menjëhershme, por topi devijohet nga kurizi i një mbrojtësi laçian në këndore.

21’ Dita provon edhe ai të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por topi kalon shumë lart mbi traversë.

18′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu me Bregun, që provon me një goditje nga distanca, por topi grushtohet nga portieri Selmani në këndore.

12′ Skënderbeu rrezikon nga krahu i majtë me Kristi Vangjelin, i cili kërkon Bregun në zonë, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit laçianë.

7′ GOOOOOL LAÇI 1-0. Ndriçim Shtubina kalon në avantazh kurbinasit. Pas një asisti të Xhixhës, shkodrani Shtubina ka goditur saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

2′ Kurbinasit e nisin në sulm me Shtubinën, por shkodrani nuk ka goditur siç duhet në momentin e fundit.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Altiparmanovski.

Trajner: Migen Memelli.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon.

Trajner: Orges Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"