VIDEO/ Laçi ekspert i Kupës, “problematiku” Rexhinaldo eliminon Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 17:17

VIDEO/ Laçi ekspert i Kupës, “problematiku” Rexhinaldo eliminon Kukësin

Është mbyllur me rezultatin 1-1, gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë me Kukësit dhe Laçit. Është skuadra kurbinase finalistja e parë, falë barazimit me gola në “Zeqir Ymeri”. Takimi i parë përfundoi me rezultatin 0-0.

pj2

Ishte pikërisht Rexhinaldo, lojtari më i kritikuar i momentit në kampin kurbinas që i dha kualifikimin Laçit. Kjo është hera e katërt që bardhezinjtë do të jenë në finalen e Kupës.

Kukesi-Laci

Guri me 11-metërsh kaloi në avantazh Kukësin, ndërsa sulmuesi nga Mozambiku barazoi shifrat, duke shënuar një gol me peshë. Në fund nuk mungoi as tensioni. Lojtarët e Laçi janë shoqëruar nga policia dhe kanë dalë nga fusha me skafandër.

Kukësi – Laçi 1-1 (0-0)

Guri 20′ / Rexhinaldo 78′

Përfundon takimi në “Zeqir Ymeri”.

90+3′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nika në fushë, Redon Xhixha.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë

88′ Zëvendësim te Laçi, largohet Kallaku, në fushë Fangaj.

86′ Rast i artë për Laçin me Kallakun, por gjuajtja e tij është ndalur nga Frashëri.

85′ Momente tensioni, Nika dhe Imami ndëshkohen me karton të verdhë. Nuk mungojnë as sendet e hedhura në fushë nga tifozët.

83′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Idrizi në fushë Peposhi.

78′ GOOOOOOOL Laçi 1-1. Rexhinaldo realizon pas një krosimi nga Lushkja, duke barazuar shifrat. Një gol me peshë! 

77′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Kale, në fushë Ethemi.

76′ Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Guri provon me një gjuatje spektakolare nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat.

58′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Pranë golit të barazimit Laçi, me anë të Rexhinaldos, por gjuatja me kokë e sulmuesit është ndalur nga shtylla.

54′ Goditje dënimi për Kukësin, gjuan Hoxha, pas një skeme mjaft të bukur, por topi grushtohet nga Selmani, i cili mban në lojë Laçin.

52′ Rexhinaldo ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

Rexhi2

50′ Kukësi kërkon  me ngulm golin e dytë, që do ti jepte qetësinë skuadrës së Pakult, por mbrojtësit laçianë.

46′ Starton pjesa e dytë.

pj2

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Laçi 1-0. 

45+2′ Kale provon me një gjuatje nga distanca, por topi ndalohet nga mbrojtësit.

41′ Pranë golit të dytë Kukësi me anë të Kalesë, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

40′ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

36′ Hoxha lëshon një gjuatje fluturimthi, po për fatin e mirë të portierit Selmani, përfundon jashtë kuadratit.

28′ Trajneri Mezani largon Bruno Lulajn, pas gabimit në mesfushë që rezultoi fatal dhe i dhuroi golin e avantazhit Kukësit, në fushë Lushkja.

27′ Kallaku provon me një gjuajtje nga ditanca, por jashtë kuadratit.

20′ GOOOOOOL Kukësi 1-0. Sidrit Guri gjuan saktë nga pika e penalltisë duke kaluar në avantazh verilindorët. 

19′ Akordohet 11-metërsh në favor të Kukësit. Guri pengohet nga portieri Selmani dhe për gjyqtarin Hamitaj nuk ka dyshime, penallti dhe karton i verdhë për gardianin e Laçit.

18′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi me Bruno Lulajn, i cili krejtësisht i vetëm brenda zonës, ka gjuatjur me kokë, por jashtë kuadratit.

9′ Dzaria provon të surprizojë me një veprim akrobatik nga brenda zonës, por nuk kordinohet siç duhet.

6′ Donjet Shkodra provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi nuk kontrollohet dot nga portieri Selmani, për pak sa nuk shënon Kukësi.

5′ Goditje dënimi për Kukësin, ka tension në fushë. Protagonist, sulmesi Rexhinaldo.

1′ Ka startuar takimi, Kukësi luan topin e parë nga qendra.

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lulaj, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Enea Pashaj; Pas porte: Indrit Myrtja, Klodian Shahini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"