VIDEO/ Laçi e nis si pretendent, fitore bindëse kundër Teutës pa shumë ide

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 23:57

VIDEO/ Laçi e nis si pretendent, fitore bindëse kundër Teutës pa shumë ide

Laçi e ka nisur këtë sezon me një fitore bindëse 3-1 ndaj Teutës, duke u konfirmuar që në start si një prej skuadrave që pretendojnë majat e klasifikimit. Ekipi i Vukiçeviç ka dominuar duelin dhe ia ka dalë të marrë pikët e plota duke nisur me këmbë të mbarë sezonin.

FOTO. F Hazisllari

FOTO. F Hazisllari

Teuta u shfaq shumë pak ngulmuese në fazën ofensive dhe kjo i dha mundësinë Laçit të kontrollonte lojën, derisa gjeti golin në pjesën e parë me anë të Velkovskit. Mazrekaj më pas humbi një penallti, por sulmet e kurbinasve nuk u ndalën dhe në pjesën e dytë brenda pak minutash erdhën golat e Adeleke dhe pikërisht Mazrekajt i cili shleu kështu gabimin.

Goli i Jazxhi zgjoi durrsakët, por Vila ishte i pafat teksa goditi fillimisht shtyllën e pastaj traversën, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e sfidës.

LAÇI-TEUTA 3-1
12′ Velkovski, 52′ Adeleke, 57′ Mazrekaj / 66′ Jazxhi

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Laçit.

90’+6’ Adeleke del në pozicion të favorshëm dhe gjuan drejt portës, sfera përfundon në duart e Qirkos.

90’+2’ Ujka ka mundësinë të shënojë golin e katërt të ekipit të tij pasi merr një top në zonë, por tentativa e tij është shumë e fortë dhe sfera kalon mbi traversë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Mazrekaj dhe Spahiu largohen në radhët e Laçit, pasi Vukiçeviç i jep hapësirë Borisiuk dhe Prengajt.

82’ Gecaj merr vendin e Kurtit në minutat e fundit te durrsakët.

82’ Vila përsëri i pafat. Pas një kontrolli perfekt ai lëshon një predhë drejt portës, por këtë radhë ndalet nga traversa.

VIDEO

78’ Teuta i afrohet golit të dytë pas një harkimi nga e djathta, sfera devijohet në qendër e shkon te Vila por sulmuesi nuk ia del ta devijojë sferën në rrjetë pasi ndalet nga shtylla.

VIDEO

75’ Aksion i shpejtë i Adeleke nga krahu i majtë, gjuajtja e tij është qendrore dhe Qirko kontrollon.

73’ Babtunde i lë vendin në fushë Çuçin, nigeriani del i duartrokitur nga tifozët vendas.

66’-70′ GOOOL TEUTA! Aksion i Teutës me Vilën i cili gjuan në portë, devijimi i portierit kthehet te Jazxhi i cili çon topin në rrjetë por pastaj sinjalizohet në pozicion jashtë loje, gjyqtaria Xhaja bën shenjë që të pritet vendimi nga VAR për pozicion jashtë loje. Pas 5 minutash pritje, konfirmohet pozicion i rregullt dhe jepet goli për durrsakët. 

VIDEO

62’ Hoxha hyn në fushë në vend të Mukës në radhët e skuadrës durrsake

57’ Boçi merr vendin e Oshafit në radhët e Teutës.

57’ GOOOL LAÇI! Mentor Mazrekaj bën një mrekulli me një depërtim nga e krahu i majtë pasi shmang dy lojtarë dhe pastaj dërgon sferën në rrjetë.

VIDEO

55’ Aksion i shpejtë nga e majta i Laçit, topi shkon në krahun tjetër te Roganoviç i cili gjuan në ecje e sipër por fluturon sferën mbi traversë.

52’ GOOOL LAÇI! Ujka nis një top para për Adeleke i cili shmang portierin dhe dërgon sferën në rrjetë.

VIDEO

48’ Aksion spektakolar i Kotobellit nga e majta me mbrojtësin i cili depërton në zonë dhe gjuan, por Turkaj bllokon tentativën e tij duke devijuar sferën në këndore.

VIDEO

46’ Beqja ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Manellarit.

46’ Rifillon ndeshja pas pushimit pa zëvendësime.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Laçit.

45’-45’+2’ Pas një goditje dënimi të durrsakëve, Velkovski largon sferën me forcë. Xhaja pret VAR-in pasi mbrojtësi i kurbinasve ka prekur topin me dorë ën zonë, por gjithçka cilësohet e pavullnetshme dhe loja vazhdon.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Kotobelli ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta por topi shkon direkt në duart e Dajsinanit.

42’ Teuta nuk arrin t’i afrohet portës vendase, duke iu afruar zonës e pastaj duke u kthyer përsëri mbrapa pasi nuk gjen mundësi për të rrezikuar Dajsinanin.

36’ Ujka tenton nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

35’ Laçi i afrohet golit të dytë. Babatunde shpërthen në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër largohet në vijën fatale nga Kotobelli duke evituar që sulmuesit e kurbinasve të shtynin topin në rrjetë.

pashk laska hasanbelliu

27’ Spahiu tenton të nisë Adeleke drejt portës, por nuk gjen hapësirën pasi mbyllet nga mbrojtja durrsake.

22’ Mrekulli e Qirkos, Mazrekaj gjuan nga pika e bardhë por gardiani i Teutës kupton gjithçka dhe ndalon tentativën e kapitenit të Laçit.

VIDEO

21’ Jazxhi shkakton penallti pasi ndal në mënyrë të parregullt Adeleken, me Xhajën i cili nuk heziton aspak të tregojë nga pika e bardhë.

VIDEO

12’ GOOOL LAÇI! Pas një goditje nga këndi, Velkovski me kokë gjen rrjetën dhe i jep avantazhin kurbinasve.

7’ Roganoviç tenton të nisë një harkim në zonë nga e djathta, Kurti ndal sferën e më pas është Qirko i cili kontrollon.

5’ Top interesant i Kotobellit nga e djathta në zonë, Dajsinani del dhe kontrollon sferën.

3’ Dy tentativa radhazi të Babatunde për të depërtuar në zonë e durrsakëve, mbrojtja e ndalon mesfushorin nigerian duke mos i dhënë mundësinë të gjuajë në portë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Velkovski, Turkaj, Roganovic, Ziko, Mazrekaj, Manellari, Ujka, Spahiu, Babatunde, Adeleke
Trajner: Dejan Vukiçeviç

TEUTA:  Qirko, Kurti, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, L. Beqja, Muka, E. Vila, L. Vila, Gruda, Hebaj
Trajner: Renato Arapi

GJYQTARË: J.Xhaja, D.Rexha, Xh.Mani

VAR: K.META, AVAR: A.Zalla

DELEGAT: Besnik Çela

VËZHGUES: Ervis Peza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"