VIDEO/ Laçi cinik, skuadra e Duros thyen Kastriotin me një supergol. Kurbinasit “presion” Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:55

VIDEO/ Laçi cinik, skuadra e Duros thyen Kastriotin me një supergol. Kurbinasit “presion” Vllaznisë

Laçi ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur Kastriotin minimalisht ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore

bandicam 2021-02-20 13-36-07-661

Ka mjaftuar supergoli i Regi Lushkja në minutën e 32’, për t’i dhënë kurbinasve një fitore shumë të rëndësishme e cila i ngjit ata përkohësisht në vendin e dytë me 36 pikë, po aq sa Teutën dhe 2 më shumë se Partizani që ditën e nesërme luan me Kukësin.

Kurbinasit i bëjnë kështu presion Vllaznisë kryesuese, e cila tashmë ndodhet vetëm 4 pikë larg, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërkohë që Kastrioti mbetet në vendin e 7 me 24 pikë.

Për sa i përket ndeshjes, ishte një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kishin disa raste shënimi, por vendosi ai supergol i minutës së 32’.

FT| Laçi-Kastrioti 1-0

Lushkja 32′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

80’ Ndreu bën lëvizjen e fundit, largohet nga fusha e lojës Bojom për Arbër Bashën.

70’ Rrezikon Kastrioti me Dacin, i cili ecën bukur nga krahu i majtë, por gjuajtja në momentin e fundit lë shumë për të dëshiruar, teksa shkon jashtë kuadratit të portës.

66’ Pranë golit të dytë Laçi me Redon Xhixhën që gjuan fort në hyrje të zonës, por pret Hidi, teksa në topin e mbetur në zonë tenton të përfitojë Deliu, i cili provon ta dërgojë në rrjetë, por topi ndalet te tranversa.

64′ Mentor Mazrekaj e ka të pamundur të vazhdojë ndeshjen, teksa kërkon zëvendësim. Duro hedh në fushë Redon Xhixhën.

56’ Përsëri shfaqet rrezikshëm Lushkja, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por këtë herë Hidi bën bllokadë duke  e larguar rrezikun.

55′ Ndreu kryen zëvendësimet e radhës. Largohen Nuriu dhe Mehmeti, për t’i lënë vendin Shkallës dhe Dacit.

52’ Kastrioti shfaqet më kërkues në këtë pjesë të dytë, duke e zhvendosur Laçin në gjysmëfushën e tyre. Kurbinasit tentojnë kundërsulmet.

45′ Ndreu bën dy lëvizje në skuadër, largohen nga fusha e lojë, Rami dhe Neziri, për t’i lënë vendin Rezit dhe Deliajt.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

44’ Deliu provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

32’ GOOOOOOL LAÇI 1-0! Fantastik Regi Lushkja, i cili me një predhë nga distanca, shtang portierin Hidi duke e dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin kurbinasve.  

23’ Laçi nuk i ndal sulmet, teksa këtë herë është Harmon që kërcënon portën e Hidit, pas një aksioni të shkëlqyer, nga Mazrekaj dhe Shehu, me këtë të fundit që pason në fund te Van Dejv, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Hidi.

17’ Tjetër mundësi e mirë për kurbinasit! Lushkja jep një top në zonë për Harmon, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Çela. Në vazhdim të aksionit, Shehu merr një top të bukur në zonë, provon menjëherë me kokë, por sfera shkon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Hidi.

15’ Rast i shkëlqyer për Laçin, me Mazrekajn  që jep një krosim të shkëlqyer nga goditja e këndit, me topin që shkon te Lushkja, por ky i fundit gjuan keq.

10’ Lushkja lëviz bukur nga e djathta, futet në zonë, por gabon në momentin  e fundit, teksa tentativa e tij për të pasuar te shokët e skuadrës shkon shumë larg.

7’ Shfaqet rrezikshëm Kastrioti me Bardhin nga krahu i djathtë, i cili jep një top në zonë, por Ignjatoviç mbyll gjithçka duke larguar topin nga zona.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Selmani, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Sh. Duro
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Prodani, Devid. Trajner: R. Ndreu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"