VIDEO/ Laçi bën detyrën ndaj Luftëtarit, kurbinasit nuk heqin dorë nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 19:36

VIDEO/ Laçi bën detyrën ndaj Luftëtarit, kurbinasit nuk heqin dorë nga Europa

Laçi siguroi një fitore të lehtë ndaj Luftëtarit duke mposhtur kurbinasit pa shumë lodhje me rezultatin 3-1. Kurbinasit u ndihmuan nga dy autogola të gjirokastritëve dhe një mosmarrëveshje e cila u shfrytëzua saktë nga Xhixha.
fundiiii
Mjaftuan 2 minuta për të kuptuar se çfarë drejtimi do të merrte ndeshja, kur Kuka ngatërrohet dhe realizon gabimisht në portën e tij. Gjirokastritët u shfaqën të pafuqishëm dhe vjen goli i dytë pas një mungese organizimi në mbrojtje dhe Xhixha dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm dhe kurbinasit gjetën lehtësisht golin e tretë në minutën e 51-ë.

Për gjirokastritët mjaftoi një penallti 5 minuta nga fundi i lojës dhe Mehmetllari realizoi golin e nderit.

Tashmë lufta në frontin e Ligës së Europës ashpërsohet akoma më shumë pas fitores së Laçit sot me Luftëtarin.

FT| LAÇI-LUFTËTARI 3-1
Kuka 2′ (ag),  Xhixha 40′, Lala 51′ (ag) / Mehmetllari 85′ (p) 

KOMENTI LIVE:

90’+3 Mbyllet krejt sfida. Laçi hipotekon 3 pikët e radhëz dhe ngjitet në vendin e tretë. Kurbinasit sytë te sfida Kukësi-Teuta.

86′ GOOOL! Laçi-Luftëtari 3-1!! Mehmetllari nuk gabon nga 11 metra distancë.

85′  Penallti për Luftëtarin. Prenga shkakton ndërhyrje të gabuar.

77′ Luftëtari jep tjetër shkëndijë. Goditje nga jashtë zone, por Stazhilla kontrollon pa probleme.

71′ Laçi nuk kënaqet me 3 gola. Basha ndalon golin e katërt.

57′ Drithërimat nuk ndalen në portën e Luftëtarit. Gjonin e ndaj traversa.

56′ Nuabueze kërkon gol. Sërish kalon portierin e Luftëtarit, por Isufi spastron topin.

51′ GOOOL!! Laçi-Luftëtari 3-0!! Nuabueze driblon portierin Basha, Lala e ndjek nga pas, por ndërhyrja e tij e dërgon topin në rrjetë. 

49 ‘ Kuka shpëton për mrekulli Luftëtarin nga pësimi i golit të tretë.

47′ Tjetër karton i verdhë për Luftëtarin.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+3 Mbyllet pjesa e parë. Laçi dominon pa shumë lodhje ndeshjen. 

45’+2 Zgjohet Luftëtari, goditje këndi, krosim në zonë, por askush nuk e gjuan topin.

42′ Faull për Laçin. Hyseni ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ GOOOOOL! Laçi-Luftëtari 2-0!!! Kurbinasit gjejnë golin e sigurisë 5 minuta nga fundi. Mbrojtja e Luftëtarit në kolaps. Nuabueze përfiton nga përgjumja e bluzinjve dhe pason, lojtarët e Luftëtarit nuk arrijnë ta largojnë topin. Xhixha përfiton dhe dyfishon shifrat. 

36′ Xhixha i afrohet golit të dytë. Pozicionohet para portës së Luftëtarit, por godet keq me kokë.

28′ Goditje dënimi për Laçin. Deliu kroson brenda zonës, por lojtarët e Luftëtarit largojnë topin.

23′ Goditje dënimi për Luftëtarin. Lika kroson në zonën e Laçit, Stazhilla kontrollon topin pa probleme.

22′ Lushkja mbyll ndeshjen. Lojtari i Laçit është dëmtuar. Teko merr vendin e tij.

19′ Luftëtari jep shkëndijën e parë në ndeshje. Oshafi gjuan jashtë zona, por topi devijohet në goditje këndi.

12′ Greca shpërdoron rast për të dyshifruar shifrat. Nuabueze e nxjerr në pozicion të favorshëm për të shënuar, por Greca gjuan fort mbi kuadrat.


7′ Laç rrit presionin në portën e Luftëtarit. Nuabueze e arrin topin me vonesë dhe bllokohet nga mbrojtësit e Luftëtarit. Tenton dhe Rapo të shënojë, por nuk ka hapësirë.

2′ GOOOOOL! Laçi-Luftëtari 1-0! Vendasit zhbllokojnë menjëherë takimin. Xhixha pason për Nuabuezen, por Kuka gabon dhe dërgon topin brenda portës së Luftëtarit.

1′ Fillon takimi.

FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Stazhilla, Turkaj, Marku, Gjoni, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja, Xhixha, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

LUFTËTARI: Basha, Duka, Hyseni, Isufi, Kuka, Lala, Lika, Mehmetllari, Oshafi, Qato, Brahilika. Trajner : Neritan Novi.

107237589_1133920106993356_5570094306399443169_n

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"