VIDEO/ Laçi arrin finalen e Kupës së Shqipërisë, Teuta i jep lamtumirën Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 0:25

VIDEO/ Laçi arrin finalen e Kupës së Shqipërisë, Teuta i jep lamtumirën Europës

Laçi ka marrë një barazim 1-1 përballë Teutës në shtëpi dhe arrin fazën finale të Kupës së Shqipërisë falë fitores 1-2 në sfidën e parë.

bandicam 2022-04-13 15-29-10-647

Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro nuk e nisi ashtu siç duhet, pasi e pësoi që në minutën e 15’ pas një gabimi në zonë.

Gjithsesi ai që barazoi për kurbinasit ishte Adeleke, me anë të një goli të bukur brenda zone.

Kështu Teuta humbet shansin e fundit për të arritur Europën, pasi nga kampionati është thuajse e pamundur, ndërsa Laçi tani i ka sytë nga Shkodra, ku do të mësoji emrin e kundërshtarit midis Vllaznisë dhe Partizanit.

LIVE | LAÇI 1-1 TEUTA 

44′ Adeleke / 15′ Hebaj

KOMENTI LIVE –

90+6’ Mbaron sfida!

90+4’ Zëvendësim te Laçi. Largohet Ziko dhe në vendin e tij futet Spahiu.

90+3’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme në afërsi të zonës.

90+2’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Todorovski dhe në vendin e tij Akuah.

90+1’ Hebaj lëshon një gjuajtje nga brenda zone, por topi përfundon jashtë kuadratit.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

84’ Lorenco Vila lëshon një gjuajtje nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

81’ Zëvendësim te Laçi. Largohet Adeleke dhe në vendin e tij futet Mazrekaj.

80’ Adeleke merr një top të mirë në krah i cili futet drejt zonës dhe godet, por topi ndalet sërish nga Qirko.

77’ Zëvendësim te Teuta. Emiljano Vila e ka të pamundur të vazhdojë, në vendin e tij futet Daci.

75’ Zëvendësim te Laçi, largohet Ujka dhe në vendin e tij futet Zulfiji.

71’ Guindo hyn bukur në zonë, i cili tenton të pasojë topin, që bllokohet nga lojtarët miq dhe në tentativën e dytë lëshon një gjuajtje që shkon mbi kuadrat.

68’ Adeleke rrëzohet në zonë dhe pretendon për 11-metërsh, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

65’ Adeleke lëshon një goditje të bukur në ajër, por Qirko reagon shumë mirë duke e çuar topin në goditje nga këndi.

58’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Hyka dhe në vendin e tij futet Gruda.

57’ Gjyqtari ndalon aksionin pas një ndërhyrje të gabuar të Shehut ndaj Hebajt.

48’ Adeleke i ul një top të mirë Guindos, goditja e të cilit u ndal bukur nga Pano Qirko.

47’ Ujka lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon drejtpërdrejtë në duart e Qirkos.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2’ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

44′ GOOOOOOL Laçi 1-1/ Adleke merr një krosim në zonë dhe lëviz bukur duke i nxjerrë tre lojtarë të Teutës të pashpresë dhe me një goditje të bukur barazon shifrat.

41’ Kotobelli shkakton një ndërhyrje të parregullt ndaj Velijas. Karton i verdhë për lojtarin e miqve.

32’ Guindo ndërhyn ashpër ndaj Ivanoviç. Karton i verdhë për futbollistin e Laçit.

29’ Adeleke lëshon një gjuajtje nga jashtë zone dhe kurbinasit pretendojnë për një prekje të topit me dorë. Gjyqtari vazhdon lojën.

26’ Deliu kroson bukur në zonë dhe Ignjatoviç e arrin me një gjuajtje me kokë, por topi nuk shkon në kuadrat.

25’ Nxehen gjakrat nga ana e lojtarëve të Teutës në drejtim të gjyqtarit, me këtë të fundit që akordon një goditje dënimi për vendasit në kohë vonese.

23’ Shehu kalon shumë mirë mbrojtësit në zonë, por Qirko e arrin atë top me duar dhe fiton një goditje dënimi pas ndërhyrjes së gabuar të Shehut.

15′ GOOOOOOL Teuta 0-1/ Vlekovski nuk largon mirë një top, që rrëmbehet nga Emiljano Vila, me këtë të fundit që e pason drejt Hebajt, i cili me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë.

9′ Kurbinasit menjëherë rrezikshëm teksa Serxho Ujka provon të befasojë Pano Qirkon me një goditje në afërsi të zonës, por portieri i Teutës grushton mjaft mirë dhe e dërgon topin në goditje këndi.

5′ Dueli nis i ekuilibruar ku skuadrat janë duke studiuar njëra-tjetrën dhe loja është e spostuar në mesfushë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç (K), Velkovski, Ziko; Deliu, Shehu, Ujka; Velija, Guindo, Adeleke Akiniemi. Trajner: Shpëtim Duro.

TEUTA – Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Jazxhi, Kotobelli; Beqja, Aleksi, E. Vila (K); Hyka, Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë – Rejdi Avdo (Tiranë)

Asistent i dytë – Ilir Tartaraj (Fier)

Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)

VAR – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)

278126279_417686316834201_5540041033217084206_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"