Video / La Liga fillon me triumfin e klubit të ri të Elvi Berishës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 22:36

Video / La Liga fillon me triumfin e klubit të ri të Elvi Berishës

Kampionati spanjoll i futbollit ka filluar sot zyrtarisht me ndeshjen mes Leganes dhe Alaves, një përballje mes skuadrave të cilët luftojnë për mbijetesë.

15030870179901

Sfida e parë e kampionatit u vendos nga goli i Gabriel Pires në minutën e 24-t të ndeshjes, që i dha mundësinë Leganes të fitonte me shifrat 1-0 duke mbajtur për një kohë të shkurtër edhe pozicionin e liderit të kampionatit.

Te klubi i Leganes, pak ditë më parë, u transferua mesfushori i talentuar shqiptar, Elvi Berisha. Ish-futbollisti i Tiranës ka nënshkruar një kontratë për dy vite me të drejtën e zgjatjes së saj për dy edicione të tjera, pro aktualisht është pjesë e ekipit të dytë, derisa të ambientohet me futbollin spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"