VIDEO/ “Ky është realiteti, jemi të dëshpëruar”, Besëlidhja do fitoren e radhës. Shikoni çfarë ndodh në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 16:14

VIDEO/ “Ky është realiteti, jemi të dëshpëruar”, Besëlidhja do fitoren e radhës. Shikoni çfarë ndodh në stërvitje

Besëlidhja luan një sfidë shumë të rëndësishme në fundjavë, teksa përballen me Orikun në transfertë, në një ndeshje ku lezhjanët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.


Besëlidhja po stërvitet me intensitet nën drejtimin e trajnerit Alban Bruka. Pasi fituan me Partizanin B, lezhjanët do të udhëtojnë në Orikum këtë të shtunë. Do të tentohet vazhdimësia dhe rrjedhimisht blindimi i kreut të zonës “play out” në Grupin A.

Mesfushori Ded Bushi nuk e diskuton trepikëshin, ndërsa për “Panorama Sport” thotë: “Mbetëm jashtë ‘play off’-it dhe kjo na dëshpëroi. Por, ky është realiteti dhe s’mund ta ndryshojmë tashmë. Besëlidhja as që e mendon mbijetesën, pasi ne do të kryesojmë zonën ‘play out’ deri në fund të këtij sezoni.

Pa mundur që të harrojmë pengun e madh, të paktën jemi të sigurt dhe këtë e treguam ndaj Partizanit B. I mundëm bindshëm, me lojë e gola. Jam i lumtur që i shënova gol, emocion që më kishte munguar gjatë. Tani të gjitha bateritë po i karikojmë për Orikun dhe jemi të vendosur që ta fitojmë”.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"