VIDEO/ “Ky është qyteti ynë”, Tirana publikon videon motivuese përpara derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 11:47

VIDEO/ “Ky është qyteti ynë”, Tirana publikon videon motivuese përpara derbit

Nesër duke nisur nga ora 19:00, do të luhet në “Air Albania”, derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Tirana-Derbi

Tirana vjen në këtë takim në një formë shumë të mirë, teksa mposhti Kukësin me përmbysje dhe që pas derbi të fazës së dytë ka nisur një seri pozitive rezultatesh.

Klubi bardheblu ka publikuar një promo interesante ditën e sotme (Ky është qyteti ynë), teksa ka fragmente nga triumfi i derbit të kaluar.

Janë dhe disa lojtarë të Tiranës që shfaqen të motivuar dhe gati për këtë derbi të rëndësishëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"