VIDEO/ Kutinjo gjen golin e parë me Barcelonën, katalunasit sigurojnë finalen e pestë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 9:36

VIDEO/ Kutinjo gjen golin e parë me Barcelonën, katalunasit sigurojnë finalen e pestë radhazi

Finalja e Kupës së Mbretit, e projektuar për t’u luajtur më 21 prill 2018, do të jetë Barcelona-Sevija.

DVlHQtKUQAERRLj

Pas kualifikimit, të mërkurën në mbrëmje të skuadrës së Vinçenco Monteles (kaluan Leganesin), dje katalanasit kanë fituar aktin e dytë të gjysmëfinales, kundër Valencias, me rezultatin 2-0 në transfertë dhe duke vendosur shifrat e përgjithshme në 3-0 (Mesi me shokë fituan 1-0, në ndeshjen e vajtjes, në “Kamp Nou”).

DVlIdDZWsAArAaa

Skuadra e Ernesto Valverdes u tregua shumë e qetë dhe e zgjuar, pasi, nëse në pjesën e parë tentoi t’ia linte lojën Valencias për ta kontrolluar dhe për ta goditur në kundërsulm, lodhi kundërshtarin dhe me dy aksione personale të nisur nga Luis Suarez arriti që të hidhte në tapet bardhezinjtë, me gola të Kutinjos dhe Rakitiçit.

Kaq mjaftoi për Barçën, për të siguruar finalen e pestë radhazi.

kutinjo

Ndeshja – Trajneri Valverde ndryshon vetëm portierin (Sillesen në vend të Ter Shtegen) dhe ndaj Valencias u beson më të mirëve në fushë dhe bën mjaft mirë, sepse të zotët e shtëpisë, duke parë se e kishin humbur duelin e parë, 1-0, hidhen menjëherë në sulm, por rastet e pastra që ndërtuan Gaja dhe Rodrigo nuk shërbyen për të shtuar presionin dhe frikën te Barcelona.

_99947786_coutinho_getty2

Por, nëse nuk tregohesh i saktë dhe cinik, për katalanasit është e lehtë që të të godasin. Pjesa e parë, falë gabimeve të Valencias, u mbyll me porta të paprekura, por në të dytën, Valverde nuk vonon dhe hedh menjëherë në fushë Kutinjon.

Zgjedhja e tij është e goditur, sepse “mister 160 milionë euro” ka nevojë për më pak se 4 minuta për të zhbllokuar sfidën, për të shënuar golin e parë me bluzën e re, por mbi të gjitha hipotekon finalen.

1e4J0iyO

Luis Suarez frymëzon aksionin, sepse në të majtë, me një driblim merr të gjithë mbrojtjen me vete dhe pason për në qendër, ku Kutinjo, në rrëshqitje e sipër dërgon në rrjetë.

Valencia dorëzohet, Barcelona administron dhe pret minutën e 82-të për të goditur sërish: edhe njëherë tjetër është Luis Suarez që rikuperon top, i reziston markimit të mbrojtësit dhe pason në qendër për Rakitiç që nuk fal.

Barcelona përshëndet Valencian me festë dhe sheh drejt finales së 21 prillit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"