VIDEO / “Kush s’kërcen nuk është shqiptar, o hej”, festa e Shpresave pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2017 | 21:37

VIDEO / “Kush s’kërcen nuk është shqiptar, o hej”, festa e Shpresave pas fitores

Fitorja në transfertë përballë bashkëmoshatarëve të Islandës është përjetuar me shumë eufori në dhomat e zhveshjeve të përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë.

shpresat

Pas suksesit 3-2 në Reikjavik, kuqezinjtë kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve duke i kthyer ato në një tribunë stadiumi të mirëfilltë, me kore ultrasish. FSHF ka postuar video nga momenti i festimeve të djemve, me një mesazh në Facebook, ku e cilëson ekipin” favorit potencial për kualifikimin e mundshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"