VIDEO/ Kush do ta mundë Liverpulin? Të kuqtë “kryqëzojnë” Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 19:25

VIDEO/ Kush do ta mundë Liverpulin? Të kuqtë “kryqëzojnë” Mançester Junajtid

Liverpuli nuk ndalet as nga Mançester Junajtid. “Të kuqtë” janë vetëm një hap larg shpalljes kampionë të Anglisë. Van Dajk dhe Mohamed Salah vulosën fitoren e 21-ë në kampionat duke ruajtur pathyeshmërinë në këtë sezon në kampionatin anglez.

salah

Virxhil Van Dajk shënoi saktë me kokë pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Trent-Aleksandër Arnoldit në minutën e 14-ë.

LIV

Por, rezultati i takimit mund të kishte qëndruar në 2-0 nëse arbitri i takimit nuk do të anullonte supergolin e Roberto Firminjos në minutën e 25-ë. Pasi braziliani dërgoi saktë topin në rrjetë, lojtarët e Mançester Junajtid vërshuan drejt gjyqtarit në protesta duke pretenduar se gjatë aksionit Van Dajk shkaktoi faull ndaj portierit De Gea. Me pamjet e VAR-it, goli i Firminjos u anullua, ndërsa në rrjetet sociale opinion për golin e anulluar të Firminjos është ndarë në dysh.

Për një epilog sa më emocionues menduan portieri i Liverpulit Alison dhe ylli Mohamed Salah. Gardiani brazilian nisi një krosim direkt për egjiptianin, i cili vrapoi me shpejtësi dh mposhti portierin De Gea.

Me 16 pikë diferencë nga Mançester Siti dhe me një ndeshje më pak, ëndrra e Liverpulit për t’u kurorëzuar kampion i Anglisë sa vjen dhe bëhet realitet.

Liverpul-Mançester Junajtid 2-0
Golashënues: Van Dajk 14’/ 90’+3

Formacionet zyrtare:

liverpul

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"