VIDEO/ Kursi i ndeshjes u ndryshua për 3 minuta, shikoni festën e çmendur të tifozëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:33

VIDEO/ Kursi i ndeshjes u ndryshua për 3 minuta, shikoni festën e çmendur të tifozëve të Tiranës

Derbi i 156-ë Tirana-Partizani hyn në histori si një nga përballjet më elektrizuese në historinë e rivalitetit bardheblu-të kuq.

batha

Megjithëse, kampionët në fuqi e nisën sfidën në mënyrë më të mirë të mundshme falë supergolit të Uilliam Kordeiros, bardheblutë jo vetëm që u kundërpërgjigjën, por e përmbysën takimin brenda 3 minutave falë 2 penalltive të ekzekutuara saktë nga Idriz Batha.

Emocionet e jashtëzakonshme të ndeshjes dhe të ndryshimit dramatik të fatit të takimit u përjetuan në mënyrën në mënyrë të çmendur nga tifozët e Tiranës.

Një pjesë e tyre e vendosur pas portës së kapitenit të Partizanit Alban Hoxha në pjesën e parë nuk janë përmbajtur pas shënimit të dy penalltive nga Idriz Batha. Me rezultatin 3-1 në favor të tyre dhe rivalët me 1 lojtar më pak në fushë, Tirana po jeton momentin më të mirë të superioritetit ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"