VIDEO/ Kur Stankoviç turpëronte Nojerin me supergol nga mesfusha, faqja zyrtare e Championsit publikon perlën e futbollistit serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 19:34

VIDEO/ Kur Stankoviç turpëronte Nojerin me supergol nga mesfusha, faqja zyrtare e Championsit publikon perlën e futbollistit serb

Si sot 9 vite më parë, ish-mesfushori serb i Interit, Dejan Stankoviç, i shënonte një gol nga mesfusha, portierit gjerman Manuel Nojer, në sfidën mes Interit dhe Shalkes të vlefshme për Ligën e Kampionëve. 

DEJAN STANKOVIC GOAL SCHALKE

Bëhët fjalë për vitin 2011, kur  Nojer doli nga porta për të larguar një top me kokë drejt mesfushës, ku Stankoviç, me një gjuajtje të fluturimthi kalibruar, e turpëroi gjermanin duke tundur rrjetën.

Një  eurogol ky është që vështirë të harrohet, ndërkohë që faqja zyrtare e Championsit, na e ka rikujtuar, duke e shpërndarë në “Twitter”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"