VIDEO/ “Kur shikon që njerëzit akoma dalin jashtë”, Strakosha bën reagimin epik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 11:00

VIDEO/ “Kur shikon që njerëzit akoma dalin jashtë”, Strakosha bën reagimin epik

Gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha, ndodhet në karantinë prej afro 1 muaji, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të Koronavirusit.

strakosha

Si e gjithë pjesa e tjetër e futbollistëve edhe Strakosha është duke e vuajtur këtë periudhë pa stërvitje duke qenë se gjithnjë janë mësuar me aktivitet fizik. Megjithatë, rregullat duhen zbatuar, edhe pse në disa raste ka njerëz të cilët thyejnë karantinën edhe pa qenë nevoja. Një gjë negative, për të ciliën edhe Tomas Strakosha nuk është aspak i lumtur.

Këtë gjë gardiani shqiptar e ka shprehur nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar një video te shkurtër, gjatë një ndeshje në kampionat.

Portieri, ka dashur të japë një shembull në këto ditë teksa ka shkëputur një pjesë video duke theksuar mimikën e tij shoqëruar me fjalët: “Kur shikon që njerëzit akoma dalin jashtë”. Kështu, gardiani i kombëtares kërkon të ndërgjegjësojë edhe ata pak që ende nuk janë duke zbatuar rregullat.


View this post on Instagram

when you see people still going outside ?

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"