VIDEO/ Kur Partizani i Starovës thyente Laçin e Armando Cungut në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 20:16

VIDEO/ Kur Partizani i Starovës thyente Laçin e Armando Cungut në “Elbasan Arena”

Partizani-Laçi do të luhet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Problemi i fushës në stadiumin “Selman Stërmasi”, por edhe mosgatishmëria e impiantit më të ri në kryeqytet, “Air Albania”, bëri që klubi i kuq të zgjedhë Elbasanin për të pritur Laçin në kuadër të javës së 13-të.

 Partizani-Laci

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që “demat” luajnë ndaj kurbinasve në këtë stadium. Më 8 nëntor të vitit 2015, Laçi kishte të njëjtat probleme me fushën dhe zgjodhi që ndeshjen ndaj Partizanit ta zhvillonte në “Elbasan Arena”.

Laci-Partizani

Në atë takim, të kuqtë fituan me shifrat 3-2, duke marrë fitoren e nëntë radhazi në fazën e dytë të sezonit 2015-2016, teksa drejtoheshin nga Sulejman Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"