VIDEO/ Kupa në duart e Tiranës dhe menjëherë ka pushtim fushe, shihni ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 19:34

VIDEO/ Kupa në duart e Tiranës dhe menjëherë ka pushtim fushe, shihni ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Superiores

Tirana ka ngritur sot lart trofeun e kampionit në Superiore duke kurorëzuar një sezon të shkëlqyer të bardhebluve të cilët dominuan kampionatin shqiptar.

bandicam 2022-05-26 19-20-48-330

Trofeu shkoi në duart e kapitenit Erion Hoxhallari pas ceremonisë që u organizua për t’i dhënë medaljet e fituesit të gjithë protagonistëve të këtij sezoni.

Tifozët iu bashkuan menjëherë ekipit për festën bardheblu, duke pushtuar fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” që të ishin dhe ata pjesë e festës me idhujt e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"