VIDEO/ Kundërshtari e akuzon për simulim, futbollisti shqiptar bën gjestin fëmijënor. Shikoni reagimin e çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2021 | 20:30

VIDEO/ Kundërshtari e akuzon për simulim, futbollisti shqiptar bën gjestin fëmijënor. Shikoni reagimin e çuditshëm

Mbrojtësi shqiptar, Ezgjan Alioski është bërë protagonist për një sjellje të tij brenda fushës në sfidën Bërnlei-Lids.

alioski

Teksa ndeshja ishte në minutën e 73-të lojtari i Bërnleit shkakton një faull në dëm të Alioskit dhe më pas e sulmon verbalisht duke e akuzuar për simulim.

Në momentin që u ngrit në këmbë, 29 vjeçari bëri një gjest tallës duke e ironizuar kundërshtarin në rolin e fëmijës. Momenti gazmor ka bërë xhiron e botës teksa të gjithë janë habitur me sjelljen e shqiptarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"