VIDEO / Kumbulla nderon Murinjon me gol, Roma kualifikohet në çerekfinalet e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 23:00

VIDEO / Kumbulla nderon Murinjon me gol, Roma kualifikohet në çerekfinalet e Kupës

Nëse Zhoze Murinjo ka lavdëruar Marash Kumbullën për lojën mbrojtëse, sot duhet ta lavdërojë edhe për atë në sulm. Mbrojtësi kuqezi ishte protagonist me gol në suksesin 3-1 të Romës ndaj Leçes, duke i siguruar skuadrës së tij kualifikimin në çerekfinalet e Kupës.

huitieme

 

Në një ndeshje ku Kumbulla ishte titullar përballë Dermakut në radhët e skuadrës kundërshtare, ishte ekipi mik që shënoi i pari në minutën e 14 me anë të Kalabresi. Por Kumbulla i dalë në ndihmë të sulmit ishte ai i cili barazoi shifrat kur regjistrohej minuta e 40 e takimit.

Pas barazimit, Roma luajti me qartësisht dhe në pjesën e dytë gjeti edhe dy herë të tjera golin, me anë të Abraham dhe Shomurudov, për të çuar rezultatin në 3-1 dhe siguruar kalimin në turin tjetër të turneut.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Roma-Lece

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"