VIDEO/ Kumbulla dhe Etrit Berisha protagonistë, Roma e mbyll kampionatin me fitore bindëse! Tani e gjithë vëmendja në… Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 22:52

VIDEO/ Kumbulla dhe Etrit Berisha protagonistë, Roma e mbyll kampionatin me fitore bindëse! Tani e gjithë vëmendja në… Tiranë

Torino dhe Roma, luajtën mbrëmjen e sotme, sfidën e fundit për këtë sezon në Serinë A. Verdhekuqtë e Murinjos, arritën të triumfonin me rezultatin 0-3, teksa tashmë e gjithë vëmendja është në Tiranë, ku më 25 maj, Roma do të përballet me Fejnordin në finale e Ligës së Konferencës.

pjimage (32)

Protagonistë në duelin e mbrëmjes së sotme, ishin edhe 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla dhe Etrit Berisha, që u aktivizuan titullarë. Në minutën e 21-të, Berisha i mohoi golin Kumbullës, me një pritje fantastike, pas tentativës së mbrojtësit me kokë.

Ndërkohë në minutën e 41-të, gardiani shqiptar, shkakoi penallti në dëm të Abraham, i cili e ndëshkoi Berishën nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet se sulmuesi shënoi më herët golin e parë në minutën e 42-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, ndërkohë që në minutë e 78-të, romanët shënuan edhe golin e tretë po me penallti, por kësaj here realizoi Pelegrini. Edhe pse gardiani shqiptar ia kuptoi krahun, nuk arriti të evitonte golin e tretë. Pavarësisht 3 golave të pësuar Berisha u bë protagonist me shumë ndërhyrje shpëtimtare, duke shmangur goleadën. Për sa i përket Kumbullës, mbrojtësi ishte i pakalueshëm në prapavijë.

Renditja

Roma aktualisht është pozicionuar në vendin e 5-të, ndërkohë që për renditjen përfundimtare duhet të mësojë rezultatin e sfidës Lacio-Verona, pasi lacialët janë me pikë të barabarta, por kanë një ndeshje më pak. Si Roma ashtu dhe Lacio e kanë siguruar Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm. Në krahun tjetër, Torino renditet në vendin e 10-të, me pikë të barabarta me Sasuolon, që të dielën luan ndaj Milanit.

Torino-Roma 0-3
GOLAT: Abraham 33’,  (pen.) 42’, Pelegrini (pen.) 78’


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"