VIDEO/ Kukësi U-21 shkatërron Tiranën në miqësore, shikoni tripletën e talentit Merko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:46

VIDEO/ Kukësi U-21 shkatërron Tiranën në miqësore, shikoni tripletën e talentit Merko

Kukësi U-21 ka shkatërruar Tiranën U-21 në miqësore, teksa kanë triumfuar me rezultatin 5-1. Verilindorët e drejtuar nga Rrahman Hallaçi, kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, teksa këtë e tregon qartë edhe rezultati në fund.

kuesi u21- tirana u21

Për t’u veçuar është edhe paraqitja e Almir Merkos. Sulmuesi i talentuar nga Elbasani i cili është futur në fushën e lojës në pjesën e dytë dhe ka arritur të shënojë tripletë.

Të 3 golat, janë shënuar nga Mekro në 15 minutat e fundit, ku në të 3 realizimet shfaqet si një sulmues me përvojë të madhe, duke ushtruar presion te kundërshtari, por edhe duke dribluar, për ta dërguar më pas topin në fundin e rrjetës. Paraqitje kjo e shkëlqyer nga Merko, për të cilin nëse vazhdon kështu nuk do të jetë e gjatë ftesa nga ekipi i parë, që drejtohet nga Skënder Gega.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Peposhi dhe Balaj. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë 3 golat e realizuar nga talenti elbasanas, Almir Merko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"