VIDEO/ Kukësi trondit Vllazninë, verilindorët nxjerrin nga “shinat” e titullit skuadrën e Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 23:56

VIDEO/ Kukësi trondit Vllazninë, verilindorët nxjerrin nga “shinat” e titullit skuadrën e Brdariç

Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.

Kukesi-Vllaznia 3-1

Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.

Kukesi festa golit

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.

FT: KUKËSI-VLLAZNIA 3-1

Eze 5′, Taipi 35′ (p), Gavazaj 90+3 / Ardit Hoxhaj 51′ (p)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi! 

90+3′ GOOOOL KUKËSI 3-1/ Gavazaj realizon golin e tretë, duke “vrarë” përfundimisht shpresat e shkodranëve për të dalë me 1 pikë nga kjo sfidë. Pas asistit me finte nga ana e Eze, talenti i skaudrës verilindore nuk fal brenda zonës. 

90+2′ Patrik Eze ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë, protestojnë ashpër drejtuesit e skuadrës shkodrane.

90′ Vllaznia hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit, por tentativa e Adilit me kokë shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

87′ Ardit Hoxhaj provon me një tentativë me të djathtën, nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij ishte e gabuar, duke shkuar jashtë kuadratit.

86′ Hetemaj është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

84′ Zëvendësim i pestë te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Jonuzi, vendin e tij e merr Kaleziç.

81′ Tjetër rast për Vllazninë, pas kombinimit Sise-Avdiaj, ky i fundit godet keq me kokë, gjuajtja e tij shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

79′ Dy zëvendësime te Kukësi, largohet Taipi dhe Dragoshi në vend të tyre Hetemaj dhe Baravikas.

76′ Vllaznia kërkon një tjetër penallti, pas rrëzimit të Ardit Hoxhajt gjatë një dueli me portierin Dashamir Xhika, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, protestojnë shkodranët.

71′ Avdiaj provon me kokë nga shumë pranë portës, pas harkimit nga e majta, por tentativa e sulmuesit me kokë, shkon mbi traun e portës.

70′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet Peposhi, vendin e tij e merr Gavazaj.

69′ Provon edhe Sise me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

63′ Peposhi kombinon bukur brenda zonës me Eze, por ky i fundit vonohet, duke sfumuar një mundësi të artë për të realizuar golin e tretë.

52′ Demiri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

51′ GOOOOOL VLLAZNIA 2-1/ Rihapet sfida, Ardit Hoxhaj realizon nga pika e bardhë e penalltisë duke ngushtuar diferencën. 

50′ Penallti për Vllazninë, e fiton Avdiaj, pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistit Demiri, për gjyqtarin Meta nuk ka dyshime.

47′ Pranë golit Vllaznia, pas një harkimi nga këndi, por futbollistët e skuadrës shkodrane nuk arrijnë të përfitojnë pas një rrëmuje në zonë, kërkohet edhe 11-metërsh, por vazhdon lojën, gjyqtari Meta.

46′ Gafë në mbrojtje e Vllaznisë, Eze për pak sa nuk realizon në sekondën e 5-të të pjesës së dytë, tentativa e tij shkon ngjitur me traversën.

46′ Starton pjesa e dytë, trajneri Brdariç kryen menjëherë 3 zëvendësime! Largohen nga fusha Imeri, Marku dhe Kalaja, në vend të tyre Avdiaj dhe Nija Vexhi dhe Sise.

Mbyllet pjesa e parë! Vlen të theksohet se shkodranët ishin më dominues në ketë 45 minuta të para, por kjo nuk mjaftoi, pasi ata që realizuan 2 herë ishin verilindorët e Josës. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

39′ Tjetër tentativë e verilindorëve me Ardit Krymin, gjuajtja e mesfushorit, u ndal nga portieri Xhika.

35′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Dyfishohen shifrat, Taipi realizon nga pika e bardhë e penalltisë! 

34′ Penallti për Kukësin, e fiton Eze, pas ndërhyrjes së gabuar të Dajan Shehit! Për gjyqtarin Meta nuk ka dyshime 11-metërsh!

30′ Ibraimi kombinon bukur me Eze, ky i fundit nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

27′ Ibraimi rrëzohet brenda zonës pas duelit me Adilin, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, mbyll mjaft bukur mbrojtësi i Vllaznisë.

23′ Dominim absolut i Vllaznisë në këto minuta që kërkon me ngulm golin e barazimit, mbrohet mirë skuadra e Mirel Josës.

20′ Tjetër moment i rrezikshëm, provon Eral Marku me një gjuajtje fluturimthi nga brenda zonës, pas harkimit nga e majta, por tentativa e mesfushorit shkodran kam shkuar ngjitur me shtyllën e Xhikës.

17′ Erald Marku provon me një goditje, topi devijohet dhe shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

14′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar Da Silva, vendin e tij e merr Demir Imeri.

8′ Shans i artë për Vllazninë që i shkon shumë pranë golit të barazimit. Fillimisht shkodranët pretenduan për një penallti brenda zonës, aksioni vazhdoi, gjuajtja e Da Silvës, u ndal në shtyllë, nuk mundi të përfitonte aty Kalaja, teksa më pas topi shkoi te Jonuzi, që provoi me një gjuajtje drejt portës, por vetëm goditje nga këndi.

5′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Eze kalon në avantazh verilindorët. Pas harkimit nga e majta e Kotobellit, sulmuesi godet me kokë, topi përplaset në shtyllë, teksa Eze bën më të sigurtën, duke e shtyrë drejt rrjetës, edhe pse sfera po i drejtohej vijës fatale. 

3′ Start mjaft i mirë i Vllaznisë, shkodranët e Brdariç shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Kukësit.

2′ Vllaznia fiton goditjen e parë nga këndi në këtë përballje.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Kalaja. Trajner: Thomas Brdaric.

GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata

Formacionet

KUKËSI-VLLAZNIA, NË STATISTIKA

Ndeshje në total: 30

Fitore, Kukësi: 14

Barazime: 10 Fitore, Vllaznia: 6

Golavarazhi: 35-24

Fitorja e fundit e Kukësit: 29 nëntor 2020, 2-4

Barazimi i fundit: 8 mars 2021, 0-0

Fitorja e fundit e Vllaznisë: 15 janar 2021, 0-1

Renditja aktuale: 6-3

Pikët aktuale: 36-54

Vlera në total e ekipit: 4.4 milionë euro – 4.85 milionë euro

Mosha mesatare e ekipit: 23.8 vjeç – 25.1 vjeç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"