VIDEO/ Kukësi triumfon ndaj Egnatias, verilindorët e Longos i prishin festën e stadiumit të ri rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 0:29

VIDEO/ Kukësi triumfon ndaj Egnatias, verilindorët e Longos i prishin festën e stadiumit të ri rrogozhinasve

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 sfidën ndaj Egnatias në stadiumin e këtyre të fundit në një ndeshje ku ishte shumë e luftuar nga të dyja krahët.

bandicam 2021-09-12 13-46-57-681

Ndeshja u zhbllokua nga Kukësi me Dacin në minutën e 22’ duke përfituar nga gabimi i mbrojtësve rrogozhinas duke realizuar golin e parë.

Goli i dytë erdhi nga një “Tiki-Taka” e Kukësit falë 20 pasimeve të sakta dhe Peposhi shënon golin e dytë për verilindorët.

Bruno Telushi ngushton diferencën në minutën e 90’ pas një “silure”.

U duk sikur takimi në minutat e fundit do të merrte një tjetër rrjedhë, por ishte Milunovië ai që realizon golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes për t’i dhënë tre pikët e para Kukësit që në javën e parë të kampionatit.

FT | EGNATIA 1-3 KUKËSI

Telushi 90′ / Daci 22′, Peposhi 43′, Milunoviç 90+4′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+4′ GOOOOOOOOL KUKËSI 1-3! Milunoviç realizon golin e tretë të takimit ku Milunoviç tregohet i saktë me kokë pas një krosimi nga e djathta.

90′ Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë!

90′ GOOOOOOOL EGNATIA 1-2! Bruno Telushi ngushton rezultatin duke realizuar me një silurë golin e parë të takimit për rrogozhinasit.

82′ Këmbëngul Egnatia me disa raste për gol, por pa mundur të kalojë portën e mbrojtur nga Tafas.

54′ Egnatia rrezikshëm teksa Gëzim Krasniqi godet shtyllën e portës verilindore me kokë.

Krasniqi godet shtyllen on Vidnews.

53′ Bruno Telushi godet nga një distancë we konsiderueshme nga goditja e dënimit, portieri Tafas pret por Magani nuk e devijon atë top.

Bruno Telushi goditje dënimi on Vidnews.

51′ Demir Imeri ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrjeje në dëm të kundërshtarit.

46″ Egnatia kryen zëvendësim, teksa debuton me fanellën e skuadrës rrogozhinase Bruno Telushi duke i marrë vendin Teqjes.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i ka akorduar 3 minuta shtesë!

43′ GOOOOOOL KUKËSI 0-2! “Tiki-Taka” e verilindorëve duke bërë mbi 20 pasime dhe arrijnë tek goli me Peposhin.

37′ Autori i golit Klejdi Daci ka humbur shansin e artë të dyfishimit të rezultatit teksa pesë metra nga porta humbet rastin për golin e dytë duke goditur lart tranversës.

22′ GOOOOOL KUKËSI 0-1! Daci kalon në avantazh verilindorët në minutën e 22-të.

15′ Një zbritje e shpejtë e skuadrës së Egnatias, teksa Demir Imeri nuk përfiton dhe topi përfundon goditje këndi ku deçiziv ishte devijimi i mbrojtësve të Kukësit.

10′ Loja u ndal për disa çaste sepse Ndreca u dëmtua nga një përplasje me kundërshtarin dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë lojtarit të skuadrës verilindore.

9′ Loja është e spostuar në mesfushë ku të dyja ekipet po mundohen që të gjejnë hapësira për të përfituar dhe zhbllokuar rezultatin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – (4-2-3-1): Duriç; Ymeraliaj, Krasniqi, Teqja, Krivanjeva; Agbekpornu, Xhekson; Iseni, Imeri, Çyrbja; A. Magani. Trajner: Gugash Magani.

KUKËSI – (4-3-3): Tafas; Ndreca, Hila, Lulaj, Peposhi; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Basha, Gashi, Daci. Trajner: Diego Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"