VIDEO/ Kukësi “shtang” kampionët, mund Tiranën brenda në shtëpi dhe largohet nga vendi i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 0:01

VIDEO/ Kukësi “shtang” kampionët, mund Tiranën brenda në shtëpi dhe largohet nga vendi i fundit

Kukësi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Tiranës brenda në shtëpi, me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

bandicam 2023-01-29 14-18-31-433

Protagonist në këtë takim ishin Ovusu dhe Bytyçi, me nga një gol për secilin dhe gjithashtu gardiani Halimi, i cili e mbajti portën e vendasve të paprekur.

Kështu verilindorët largohen nga vendi i fundit dhe ngjiten momentalisht në vendin e 8-ë, ndërsa Tirana vazhdon të kryesojë, por rivalët mund të përfitojnë për t’iu afruar.

REZULTATI:

KUKËSI 2-0 TIRANA

Xh. Ovusu 32′, Bytyçi 58′

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

85′ Halimi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

84′ Hila provon me një gjuajtje me teknikë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

79′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Gj. Taipi, në vendin e tij futet Sula.

72′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukës. Largohen Mbarak dhe Basha, në vendet e tyre futen Delimedac dhe Peposhi.

68′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Ovusu dhe në vendin e tij futet Murati.

67′ Lushkja provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij shkon jashtë.

65′ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana. Largohen Patrik dhe Përgjoni, në vendet e tyre futen Nikqi dhe Lushkja.

58′ GOOOL KUKËSI 2-0/ Bytyçi lëshon një gjuajtje me kokë, e cila shkon në rrjetë.

56′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Gjumsi dhe në vendin e tij futet Abazaj.

55′ Barbosa shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

49′ Hasani provon me një gjuajtje nga jashtë zone, me tentativën e tij që shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

35′ Deliu provon me një gjuajtje me kokë, por sërish Halimi arrin ta devijojë duke e çuar në goditje këndi.

32′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Mbarak jep një top me kokë për Ovusu dhe ky i fundit e çon po me kokë në rrjetë.

31′ Mbarak tenton të surprizojë Bekajn, por ky i fundit arrin të mohojë golin.

30′ Najdovski shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

29′ Hasani provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, e cila devijohet në mur, por Halimi arrin ta ndalë.

24′ Ovusu tenton me të djathtën nga jashtë zone, me Bekajn që e kontrollon topin në dy kohë.

21′ Patrik lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Bytyqi arrin ta mbyllë siç duhet.

18′ Ebert shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hasanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Gj. Taipi provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat.

12′ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

11′ Gjumsi nis një gjuajtje të rrezikshme, me Halimin që e grushton mjaft mirë.

10′ Hasani provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon në duart e Halimit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Halimi, Ndreca, Bytyqi, Lamçe, Mbarak, Sh. Taipi, Basha, Gj. Taipi, Ebert, Ovusu, Barbosa.

Trajner: Rr. Hallaçi

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Ismajlgeci, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Hila, Hasani, Nikqi, Patrik.

Trajner: O. Shehi

WhatsApp Image 2023-01-29 at 12.40.10

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"