VIDEO/ Kukësi “shkërmoq” Partizanin, Guri shënon tripletë në sytë e Çanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 17:52

VIDEO/ Kukësi “shkërmoq” Partizanin, Guri shënon tripletë në sytë e Çanit

Kukësi ka mposhtur Partizanin me rezultatin e thellë 4-0, në takimin e zhvilluar në “Zeqir Ymeri”.

2

Kukësi ka mposhtur Partizanin me rezultatin e thellë 4-0, në takimin e zhvilluar në “Zeqir Ymeri”. Tripleta e Gurit dhe goli i Dzarias i dhanë fitoren spektakolare, kampionëve në fuqi, duke i shkaktuar humbjen e parë në drejtimin e Partizanit, trajnerit Dalipi. Mbrojtja kryeqytetase sot ishte në ditën e saj më të dobët, teksa pësoi gola mjaft të lehtë.

Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e  54 pikëve. Ndërsa Partizani bën vendin e 3-të me 45 pikë, 9 më pak se verilindorët që mbajnë vendin e 2-të.

Kukësi-Partizani 4-0

Guri 8′, 39′, 80′, Dzaria 28′

Përfundon takimi. 

90′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

83′ Zëvendësim i 3-të te Kukësi, largohet Dzaria, në fushë Eni Imami.

80′ Kukësi shënon golin e 4-t. Sindirt Guri realizon me një perlë nga goditja e dënimit duke shënuar golin e 3-të personal dhe të katërtin e takimit. 

70′ E pabesueshme çfarë humbet Kukësi me Gurin. Sulmuesi shkodran merr një top nga Ethemi dhe me portë të boshatisur nuk dërgon topin në rrjetë.

68′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkodra në fushë i riu Joti.

62′ Zhytet me planzhon dhe largon një krosim të rrezikshëm nga e majta, portieri Alban Hoxha.

62′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.

60′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Kale në fushë Ethemi.

59′ Dzaria provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

55′ Rrezikshëm Kukësi me Rrumbullakun, por gjuajtja e mbrojtësit nga e majta është ndalur nga portieri Hoxha.

54′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Kardozo, në fushë Abdurahimi.

52′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, pas depërtimit të Zderiç nga e djathta, topi është hedhur në zonë, por ka grushtuar Alban Hoxha, më pas ka larguar Atanda.

51′ Partizani pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Bardhit brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

46′ Pjesa e dytë starton me zëvendësim për Partizanin, largohet Asani në fushë Bardhi.

Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Partizani 3-0. 

43′ Moment i dyshimtë, Guri kërkon 11-metësh, për gjyqtarin Kola kemi të bëjmë me simulim, sulmuesi ndëshkohet me karton të verdhë.


41′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kotobelli, në fushë Telushi.

39′ GOOOOOOL KUKËSI 3-0. Fantasik Sidrit Guri, i cili pas një krosimi nga e majta, fiton duelin me Atandën dhe gjuan saktë me kokë duke trefishuar rezultatin. 

37′ Goditje dënimi për Partizanin, pranë zonës, provon Batha, por topi grushtohet nga portieri Frasheri.

28′ GOOOOOOL KUKËSI 2-0. Një tjetër gabim në qendër të mbrojtjes, Dzaria ka dyfishuar rezultatin, pas një asisti nga e djathta, mesfushori gjeorgjian ka goditur i qetë nga brenda zonës dhe ka dyfishuar shifrat. 

22′ Partizani provon me goditje të vazhdueshme nga distanca, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

16′ Gerhard Progni ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

8′ GOOOOOL KUKËSI 1-0. Pas një goditje nga këndi, Guri është lënë i zbuluar në zonë dhe nuk ka falur duke dërguar topin në rrjetë. 

2′ Kërcënimi i parë i sfidës, Guri provon me një predhë nga distanca, por pret Alban Hoxha.

1′ Ka nisur takimi në “Zeqir Ymeri”.

FORMACIONET:

Kukësi: Frashëri, Rrumbullaku, Alla, Shameti, Zhderiç, Idrizi, Musolli, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult.

Partizani: Hoxha, Progni, Gojkoviç, Atanda, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Kardozo, Çani. Trajner: Klevis Dalipi.

Gjyqtar: Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"