VIDEO/ Kukësi s’e lëshon kreun, mjafton “gjysmë” goli kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:30

VIDEO/ Kukësi s’e lëshon kreun, mjafton “gjysmë” goli kundër Partizanit

Kukësi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e javës së 19-të të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” .

Abazaj goli

Një gol mes polemikash, i realizuar nga Krista Abazaj, i dha 3 pikë të arta skuadrës së Shpëtim Duros, e cila ruan kreun dhe zhyt në krizë kampionët e Partizanit. Kjo ndeshje do të diskutohet gjatë për nga mënyra si u shënua goli, pasi është shumë e vështirë të përcaktohet nëse topi e kaloi vijën apo jo.

Për sa i përket sfidave të radhës, në javën e 20-të, Kukësi do të jetë mysafir në Vlorë për t’u ndeshur me Flamurtarin, ndërkohë që Partizani do të luajë ndaj Luftëtarit.

FT| KUKËSI – PARTIZANI 1-0

Abazaj 67′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkurtaj, vendin e tij e zë Gëzim Krasniqi.

84′ Idrizaj depëron bukur në zonë dhe provon me një gjuajtje, por bllokohet nga futbollistët e Kukësit.

82′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Rroca, vendin e tij e zë Valon Ethemi.

80′ Dominim i verilindorëve të cilët kërkojnë edhe golin e dytë.

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Lulaj.

74′ Aksion spektakolar i Partizanit, Bardhi provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga portieri Xhika, i cili bën shpëtimtarin.

73′ Idrizaj prek topin me dorë brenda zonës, por gjyqtari Hamiti gabon duke mos akorduar penallti për Kukësin. 

72′ Tronditet trau i portës së Alban Hoxhës. Abazaj lëshon një predhë nga goditja e dënimit, topi stampohet në traversë. Me fat kryeqytetasit.

67′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Kristal Abazaj kalon në avantazh verilindorët. Portestojnë ashpër të kuqtë, të cilët pretendojnë se topi nuk e ka kaluar vijën fatale. Një situatë tepër e vështirë për t’u përcaktuar. Goli sinjalizohet nga gjyqtari i linjës. 

62′ Trashi provon me të majtën nga distanca, topi devijohet nga futbollistët e Kukësit dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetë,

55′ Fantastik Alban Hoxha, i mohon një gol të sigurt Vasil Shkurtajt, nga fare pranë vijës fatale.

53′ Solomon ndëshkohe me karton të verdhë.

49’ Partizani më kërkues në minutat e parë duke qarkulluar topin nga njëra anë e fushës në tjetrën, por nuk gjejnë mundësinë për të gjuajtur në portën e Xhikës.

46′ Starton pjesa e dytë.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

MUSOLLI: Kemi bërë mjaft mirë. E kemi poseduar topin. Por duhet të jemi më të qartë para portës. Kjo na mungoi.

TRASHI: E kam bërë më parë këtë rol. Bëra një sakrificë për ekipin. Jam i gatshëm të bëj çfarë më kërkon trajneri. E kemi vënë në vështirësi Kukësin, por duhet të presojmë pak më lartë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Idrizaj hedh një harkim të rrezikshëm drejt zonës për Braun, vendimtare ndërhyrja e Teqjas, që largon rrezikun në këndore.

43′ Tjetër mundësi për Partizanin, me anë të Abazajt, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet dhe shkon në duart e Hoxhës.

38′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Trashi, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

34′ Tjetër drithërim në portën e Alban Hoxhës. Shkurtaj godet bukur me kokë pas harkimit nga këndi, por pozicional gardiani i Partizanit, i cili kontrollon topin.

33′ Gavazaj kroson bukur nga goditja e këndi, për Mustën, i cili ngrihet me kokë, por gjuajtja e tij e shkon jashtë kuadratit.

31′ Shkurtaj kombinon bukur me Rrocën, ky i fundit depërton nga e majta dhe fiton një faull në hyrje të zonës.

25′ Kundërpërgjigjet Partizani. Shans ideal për të kuqtë me anë të Bardhit, i cili gjuan bukur me kokë pas harkimit të Trashit, por topi shkon ngjitur me traversën.

21′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës pranë golit Kukësi me anë të Gavazajt. Pas një rikuperimi të topit në sulm futbollisti i skuadrës verilindore, provon me një gjuajtje me të brendshme, por sfera shkon ngjitur me traun e portës.

17′ Braun ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gavazajt, me dorën e hapur.

16′ Trashi harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por kontrollon gjithçka portieri Xhika.

12′ Braun provon me të majtën nga jashtë zonës, topi devijohet dhe shkon në goditje nga këndi. E para e sfidës.

10′ Një epërsi e lehtë e Kukësit për sa i përket qarkullimit të topit, teksa Partizani mbrohet mirë, duke provuar me kundërsulme të shpejta.

 6′ Kërcënim i parë i rrezikshëm i Partizanit, Solomon, provon me një predhë nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Të kuqtë e nisin menjëherë në sulm. Solomon kroson në zonë për Çinarin, i cili provon me kokë, por topi largohet nga Obanor.

1′ Ka startuar supersfida në “Air Albania”. Afro 4 mijë e 500 tifozë të pranishëm.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Idrizi, Trashi, Ferati, Braun, Bardhi, Cinari, Solomon.

Kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"