VIDEO/ Kukësi rikthet te fitorja, Shkurtaj dhe Rroca likuidojnë Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 19:36

VIDEO/ Kukësi rikthet te fitorja, Shkurtaj dhe Rroca likuidojnë Luftëtarin

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat! Skuadra e Shpëtim Duros mposhti me rezultatin 4-1 Luftëtarin në sfidën e zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve!

4-1

Ishte Ethemi ai që hapi serinë e golave në minutën e 2-të, ndërkohë që në minutën e 26-të, Shkurtaj dyfishoi rezultatin! Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të verilindorëve!

 

Kukesi

Në fragmentin e dytë të lojës, ishin përsëri kuksianët që realizuan në minutën e 51-të me 11 metërsh me anë të Rrocës. Gjirokastritët provuan ta hapnin sfidën me anë të Çelës që realizoi në minutën e 56-të, por vetëm kaq, pasi në minutën e 63-të, Shkurtaj vulosi gjithçka duke sigluar shifrat 4-1!

 

FT| Kukësi-Luftëtari 4-1

Ethemi 2′, Shkurtaj 26′, 63′ Rroca 51′ (p) / Çela 56′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+1′ Ndëshkohet me karton të verdhë sulmuesi Daku!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Pranë golit të 5-të Kukësi me Gavazajn, gjuajtja e tij rrafsh me tokën, është ndalur me këmbë nga portieri Qyrani!

80’ Fili tenton një goditje nga distanca, por Xhika është në pozicion dhe arrin të ndalë pa shumë vështirësi.

77′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet nga fusha e lojës autori i golit të tretë Rroca. Vendin e tij e zë Daku!

69′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Limaj, vendin e tij e zë Maliqi!

67’ Zëvendësimi i tretë te gjirokastritët me Lalën që largohet dhe vendin e tij e zë Lika.

63′ GOOOOL KUKËSI 4-1/ Ndryshon sërish rezultati në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Sulmuesi Vasil Shkurtaj shënon golin e dytë personal në këtë përballje ndaj ish-skuadrës së tij. Bomberi vlonjat nuk fal nga brenda zonës, pas asistit të Gavazajt. 

61’ Gafë e Obanor në mbrojtje, i cili  humbet topin dhe më pas detyrohet të shkaktojë faull ndaj Dushkajt duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

56′ GOOOL LUFTËTARI 3-1/ Gjirokastritët ngushtojnë diferencën me anë të futbollistit Çela, i cili me një diagonale mjaft të bukur, mposhti portierin Xhixha, duke rihapur sfidën! 

51′ GOOOL KUKËSI 3-0/ Vjen edhe goli i tretë në “Roza Haxhiu”! Shënon nga pika e bardhë e penalltisë mesfushori Eduart Rroca, i cili shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai! 

49′ Pranë golit Luftëtari! Fili provon me një gjuajtje potente nga jashtë zonës, por grushton mjaft mirë portieri Xhika.

46′ Zëvendësim edhe te Luftëtari, largohet nga loja Hyseni, vendin e tij e zë sulmuesi Oshafi!

46′ Zëvendësim i parë te Kukësi. Largohet nga loja, autori i golit të parë, Ethemi, vendin e tij e zë Bruno Lulaj.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Pranë golit Luftëtari me Filin, i cili provon me një gjuajtje diagonale nga jashtë zonës, topi shkon jashtë kuadratit.  Mundësi e artë!

41′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin me Rrocën, por kontrollon portieri Qyrani.

40′ Goditje dënimi për Luftëtarin, provon Fili nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës!

37′ Kukësi kërkon të shënojë golin e tretë, pas një harkimi nga krahu i djathtë, i Gavazajt, topi është larguar nga mbrojtësit gjirokastritë me vështirësi!

28′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë! Largohet nga fusha i dëmtuar Andi Renja, vendin e tij e zë Çela.

26′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Shënojnë sërish verilindorët me anë të Shkurtajt, i cili pas një kombinimi mjaft të bukur me Abazajn, nuk fal duke dyfishuar shifrat! 

22′ Fili rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Kola, protestojnë futbollistët gjirokastritë!

21′ Pranë golit të dytë Kukësi, pas harkimit të Gavazajt, Shkurtaj provon me një goditje në formë kthese, por jashtë kuadratit.

19′ Shënon Luftëtari me anë të Filit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të kapitenit Rapo.

11′ Momente paniku në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, Renja bie keq pas një dyluftimi me Shkurtajn, është dashur ndërhyrja e mjekëve të skuadrës, për t’i ardhur në ndihmë sulmuesit, i cili ka dalë disa minuta jashtë fushës.

5′ Luftëtari provon të rrezikojë me anë të një goditje nga këndi, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Kukësit.

2′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet menjëherë sfida! Pas një kombinimi të bukur mes Rrocës dhe Shkurtaj, ky i fundit ka servirur për Ethemin që me portën e boshatisur ka gjetur rrugën e rrjetës! 

1′ Ka nisur sfida!

 

FORMACIONET

KUKËSI (3-5-2): Xhika, Ethemi, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

bandicam 2019-10-23 12-19-22-430

LUFTËTARI (4-2-3-1): Qyrani, Renja, Lala, Demo, Qato, Açka, Hyseni, Dushkaj, Dragoshi, Rapo, Fili. Trajner: Jorgos Marantas

bandicam 2019-10-23 12-23-57-133

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Reanto Mala, Erjon Bastari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"