VIDEO/ Kukësi rikthehet te fitorja, mposht Laçin në shtëpi dhe largohet nga vendi i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 23:35

VIDEO/ Kukësi rikthehet te fitorja, mposht Laçin në shtëpi dhe largohet nga vendi i fundit

Kukësi ka arritur të mposhtë në shtëpi Laçin, në javën e 15-të të Superiores, me rezultatin 1-0.

bandicam 2022-12-21 13-34-10-896

Verilindorët e dominuan pjesën e parë dhe gjetën rrjetën me kapitenin Taipi me një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit që përfundoi në trekëndëshin e portës.

Në pjesën e dytë kurbinasit ishin më kërkues, por fati nuk ishte me ta.

Kështu Kukësi lë momentalisht vendin e fundit dhe ngjitet në vendin e 8-ë, ndërsa Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e 5-ë dhe duket se i ndërlikon gjërat për garën në zonën europiane.

REZULTATI:

KUKËSI 1-0 LAÇI

33′ Gj. Taipi

KOMENTI LIVE:

90+9′ Mbyllet sfida!

90+2′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Gj. Taipi dhe në vendin e tij futet Bytyçi.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 8 minuta shtesë.

89′ Babatunde ndëshkohet me karton të verdë pas një ndërhyrje të gabuar. Gjithashtu ndëshkohet dhe Sh. Taipi për protesta.

81′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Adeleke dhe në vendin e tij futet Çuçin.

80′ Daci provon me një gjuajtje shumë afër portës, por nuk arrin dot ta çojë në rrjetë.

77′ Roganoviç hedh një krosim drejt Shkurtajt, me këtë të fundit që nuk godet si duhet me të djathtën.

75′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Barbosa dhe në vendin e tij futet Daci.

68′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mazrekaj dhe në vendin e tij futet Babatunde.

67′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi. Largohen Basha dhe Haxhiu, nëvendet e tyre Peposhi dhe Berisha

62′ Spahiu provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga Halimi. Topi më pas shkon te këmbët e Adelekes, por Ndreca arrin të largojë rrezikun.

60′ Shkurtaj provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij ndalet në shtyllë.

59′ Velkoski provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

43′ Haxhiu provon të surprizojë Dajsinanin me një gjuajtje nga afër, por tentativa e tij shkon jashtë.

42′ Mbarak shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Albi Alla shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Gj. Taipi provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe e çon në trekëndëshin e portës.

31′ Ziko shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Barbosa provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Dajsinani.

13′ Shkutaj merr një pasë pranë zonës dhe me një lëvizje të bukur kalon portierin duke shtyrë topin në rrjetë. Por goli anulohet për një pozicion të parregullt.

5. Gj. Taipi provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Halimi, Dragoshi, Ilieski, Ebert, Haxhiu, Sh. Taipi, Mbarak, Ndreca, Basha, Gj. Taipi, Barbosa.

Trajner: Rrahman Hallaçi

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Alla, Ziko, Ujka, Borisjuk, Spahiu, Adeleke, Shkurtaj, Mazrekaj.

Trajner: Gentjan Mezani

WhatsApp Image 2022-12-21 at 12.37.22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"