VIDEO/ Kukësi reziston me 10 lojtarë, i merr pikë Teutës por nuk i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 0:04

VIDEO/ Kukësi reziston me 10 lojtarë, i merr pikë Teutës por nuk i largohet fundit

Teuta dhe Kukësi kanë ndarë pikët në duelin e sotëm të Superiores në “Niko Dovana” i cili u mbyll me rezultatin 0-0.

teuta kukesi

Dy ekipet të cilët mbyllin tabelën e klasifikimit në Superiore kanë kërkuar me ngulm fitoren duke krijuar raste, por duke gjetur Tafas e Qirkon të vëmendshëm. Kukësi u desh të luante një pjesë loje me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Ferreira, por ia doli të rezistonte deri në fund për të marrë të paktën një pikë nga kjo sfidë.

TEUTA-KUKËSI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet pa fitues sfida me barazimin 0-0.

90’+6’ L. Vila gjuan përsëri dhe gjen grushtimin e Tafas i cili shpëton portën.

90’+3’ L. Vila ka shansin e artë të shënojë golin e fitores teksa gjuan në portë nga një pozicion i favorshëm, Ilieski devijon topin para se të kalojë vijën fatale duke shpëtuar portën e tij.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndali me faull një kundërsulm të shpejtë të Kukësit.

86’ Harkim nga e majta i Gjinollarit, sfera shkon te Oshafi i cili gjuan me kokë por dërgon sferën shumë lart mbi traversë.

85’ Fejzulla hyn në fushë në vend të sulmuesit të Teutës i cili nuk mund të vazhdojë më.

82’ Hebaj ka dalë nga fusha e lojës pasi nuk mund të vazhdojë për shkak të problemeve fizike dhe ka kërkuar asistencë mjekësore.

82’ Ebert dhe Kote hyjnë në fushë për Kukësin, në vend të Haxhiut dhe Gj. Taipit.

79’ Durrsakët kërkojnë penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë të Gj. Taipit, por Ferataj bën shenjë për këndore.

78’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Kuros në të djathtë, tentativa e tij është e dobët dhe përfundon në duart e Tafas.

77’ Zëvendësimi i radhës te Teuta është aktivizimi i Oshafit në vend të E. Vilës.

75’ Gruda shfaqet para portës së Kukësit por në mënyrë të pabesueshme fluturon sferën shumë lart mbi kuadrat.

74’ Gjuajtje e fortë e Sh. Taipit nga distanca, sfera përfundon jashtë në të djathtë të Qirkos.

72’ Mundësi e artë e Kukësit për të shënuar me Rimal Haxhiun i cili merr topin në të djathtë dhe depërton në zonë. Gjuajtja e tij devijohet jashtë nga portieri i durrsakëve.

70’ Top në thellësi për Grudën nga Marku, mbrojtja mike largon sferën jo pa vështirësi.

66’ Largohen nga fusha Boçi dhe Idrizaj në radhët e Teutës, me Gjinollarin e Grudën të cilët aktivizohen në vendin e tyre.

65’ Gjuajtje e fortë e Lorenco Vilës nga jashtë zonës, sfera përfundon jashtë.

65’ Giasi mundohet të depërtojë në krahun e djathtë dhe pason për Barbosa por devijimi i tij nuk gjen katërkëndorin.

58’ Pasim i artë në thellësi për L. Vilën, Bytyçi devijon topin dhe pastaj rrëzon sulmuesin e Teutës i cili prek sferën me dorë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe kjo konfirmohet edhe nga VAR-

49’ L. Vila jep një pasim të artë për E. Vilën i cili gjuan menjëherë drejt portës, por gjen të gatshëm Tafas i cili bllokon sferën.

46’ Kukësi bën zëvendësime të tjera në startin e pjesës së dytë pasi largohen Zivkoviç dhe Meksi, duke aktivizuar Peposhin dhe Gabriel Barbosa.

barbosa peposhi

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë në barazimin pa gola.

45’+2’ Nuk vonon të bëjë zëvendësimin Gega duke hedhur në fushë Bytyçin në vend të Moraesh.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

ferataj var

43’-45’ Hyn në lojë VAR pasi Ferreira ndal Hebajn i cili nisej drejt portës.  Gjyqtari jep faull dhe karton të verdhë për portugezin. Ferataj shkon të shohë pamjet me VAR dhe pastaj jep kartonin e kuq për mbrojtësin e Kukësit.  

42’ L. Vila provon vetë nga e majta me një gjuajtje të fortë me të djathtën, Tafas devijon sferën por gjyqtari bën shenjë për këndore.

39’ Boçi merr pasimin nga Marku në të majtë dhe gjuan menjëherë drejt portës, topi kalon mes mbrojtësve verilindorë por ndalet në duart e Tafas.

35’ Meksi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj L. Vilës.

32’ Lojë e fortë në mesfushë nga të dy skuadrat, por asnjë prej tyre nuk po arrin të gjejë më të çarën për të rrezikuar portën kundërshtare.

26’ Goditje dënimi për Teutën nga e majta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Kuros tenton të gjuajë në kuadrat por Tafas është në pozicion dhe mbërthen topin.

20’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Ledjo Beqja i cili gjuan fluturimthi nga mbi 20 metra, sfera kalon mbi traversë.

18’ Tafas shpëton Kukësin. L. Vila nis Boçin drejt portës dhe ky i fundit gjuan me të djathtën, por gjen përgjigjen vendimtare të gardianit.

10’ Mundohet të reagojë Teuta me një aksion me shumë kombinime i cili përfundon me gjuajtjen e Boçit, por që ndalet nga mbrojtësit e Kukësit.

2’ Përsëri Kukësi me Giasi i cili shpërtheu në krahun e djathtë dhe shfaqet para Qirkos, por gardiani ndal me këmbë gjuajtjen e tij drejt portës.

1’ Menjëherë rrezikshëm Kukësi i cili del në sulm me Haxhiun në të majtë, ky i fundit gjuan në portë por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Qirko, Marku, Idrizaj, Kuro, Kotobelli, E.Vila, L.Beqja, Karabeci, Boçi, Hebaj, L.Vila
Trajner: B. Shkëmbi

Kukësi: Tafas, Meksi, Ilieski, Ferreira, Ndreca, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Moraesh, Haxhiu, Zivkoviç, Giasi
Trajner: S. Gega

WhatsApp Image 2022-09-09 at 5.09.20 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"