VIDEO/ Kukësi pretendon penallti, shikoni rastin që tërboi nënkampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 17:55

VIDEO/ Kukësi pretendon penallti, shikoni rastin që tërboi nënkampionët

Një rast shumë i diskutuar ndodhi në minutat shtesë të pjesë së parë në takimin mes Tiranës dhe Kukësit.

pretendimi i kukesit per penallti

Teksa kuksianët po sulmonin prej minutash në portën e bardhebluve, në minutën e parë të shtesës, ishte Maliqi që u rrëzua brenda zonës së Likës, pas një pengimi që pati nga pas prej Grent Halilit.

Gjithsesi, për kyresorin Enea Jorgji nuk pati asgjë, pavarësisht protestave të shumta nga ana e nënkampionëve. Edhe në stolin e tyre, për disa momente pati pretendime, duke qenë të sigurt se ai rast ishte penallti në favorin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"