VIDEO / Kukësi nuk ndalet më, sukses me goleadë ndaj Kastriotit për fitoren e tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 15:40

VIDEO / Kukësi nuk ndalet më, sukses me goleadë ndaj Kastriotit për fitoren e tretë radhazi

Kukësi nuk ndalet më. Skuadra e Diego Longos ka marrë sot fitoren e tretë radhazi dhe e ka bërë me një goleadë të jashtëzakonshme ndaj Kastriotit, duke e mundur me shifrat 6-1.

Feizhao

Në fakt pjesa e parë pa Kastriotin të krijonte më shumë raste, por duke shpërdoruar para Tafas. Ndërsa në anën tjetër Feizhao e Milunoviç ishin të pamëshirshëm duke ndëshkuar Vatën.

Në pjesën e dytë, falë edhe avantazhit, Kukësi luajti më me qetësi dhe ndëshkoi vendasit me çdo hapësirë që gjente para portës. Faizhaoi shënoi dy gola të tjerë ndërsa më pas edhe Taipi e Lulaj tundën rrjetën e krutanëve të cilët shënuan vetëm golin e nderit me Mudrazija.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-6
78′ Mudrazija / 24′, 51′, 77′ Feizhao, 42′ Milunoviç. 86′ Gj. Taipi, 90’+3′ (p) Lulaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 6-1 të Kukësit.

90’+3’ GOOOL Kukësi. Lulaj gjuan nga pika e bardhë dhe nuk gabon.

90’+2’ Milunoviç niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe gjuan drejt portës por nuk gjen katërkëndorin, por gjyqtari sinjalizon për penallti pas ndërhyrjes ndaj sulmuesit,.

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

86’ GOOOL Kukësi. Të pandalshëm verilindorët me Bashën i cili merr topin nga Peposhi dhe pastaj pason te Gj. Taipi i cili çon sferën në rrjetë.

78’ GOOOL Kastrioti. Pas një harkimi nga e djathta Mudrazija sheh gjuajtjen e parë të ndalet nga Tafas, por me të dytën dërgon sferën në rrjetë duke shkurtuar diferencën.

77’ GOOOL Kukësi. Feizhao shkruan për herë të tretë emrin në listën e golashënuesve. Ai nuk e ka të vështirë të gjejë hapësirë në mes të mbrojtjes kundërshtare dhe pastaj çon sferën në rrjetë duke kaluar portierin Vata.

68’ Ndryshim tjetër edhe te Kastrioti me Mudrazija i cili aktivizohet në vend të Husein.

65’ Longo nis të bëjë lëvizje nga pankina. Kruniç dhe Marku futen në fushën e lojës në vend të Sulës dhe Hilës.

61’ Greca shënon një gol spektakolar pas një kundërsulmi të shpejtë me një gjuajtje nga jashtë zonës. Ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe duhet shqyrtimi me VAR për të verifikuar nëse goli është i rregullt apo jo. Teknologjia konfirmon vendimin e vijërojtësit në fushë.

63’ Dida merr vendin e Okebugu në fushën e lojës për krutanët.

58’ Tjetër goditje këndi që prodhon rrezik me topin që devijohet nga tre lojtarë të Kukësit që tentojnë portën. Lulaj i shkon më afër golit me gjuajtjen e tij, por Vata mban sferën jashtë duke e larguar nga vija fatale.

57’ Kombinim spektakolar mes Feizhao dhe Taipit, me këtë të fundit i cili pason topin me thembër. Por gjuajtja e brazilianit devijohet në këndore. Në zhvillimin e saj, Ndreca sheh gjuajtjen e tij me kokë të devijohet jashtë.

56’ Ndreu bën lëvizjet e para. Hasani dhe Reçi hyjnë në fushën e lojës në vend të Prodanit e Onanuga.

51’ GOOOL Kukësi. Aksion spektakolar i verilindorëve. Me një kundërsulm të shpejtë, topi hapet në krahun e majtë për Milunoviç i cili harkon në mënyrë perfekte në qendër ku Feizhao me kokë çon sferën në rrjetë.

46’ Nis pjesa e dytë, me trajnerët e të dy skuadrave që preferojnë të mos bëjnë zëvendësime.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Kukësit.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Basha shfaqet gjithashtu i vetëm para Vatës duke shfrytëzuar një përgjumje të mbrojtjes. Ai kalon me gjuajtjen e tij portierin, por Onanuga largon sferën para se të kalojë vijën fatale.

42’ GOOOL Kukësi. Ndërsa Kastrioti shpërdoron pa fund, verilindorëve u duhet një kundërsulm i shpejtë me Milunoviç, i cili finalizon para portës së krutanëve.

41’ Hila përfundon në listën e të ndëshkuarve pas një përplasje në zonë gjatë një goditje nga këndi.

40’ Tafas është përsëri i jashtëzakonshëm. Kundërsulmi i shpejtë i Nezirit nga e djathta gjen Grecën në qendër, ku ai ka kohën e mjaftueshme për të shenjëstruar gjuajtjen e tij. Por Tafas bën një grushtim të shkëlqyer duke ruajtur portën e paprekur.

36’ Një tjetër mundësi e artë për të shënuar që shpërdorohet nga Kastrioti. Greca nga e majta bën gjithçka mirë dhe merr fundoren, pasimi i tij në qendër shkon te Ajazi i cili gjuan përsëri jashtë.

33’ Mundësi e dyfishtë e Kastriotit për të shënuar. Fillimisht Greca nga e djathta gjen Lulajn që bllokon sferën e më pas Okebugu gjuan me forcë nga e djathta, për të detyruar Tafas të grushtojë topin jashtë.

29’ Ndreca nis një tjetër harkim interesant nga e majta, këtë herë Vata del dhe kontrollon gjithçka.

27’ Mundohet të reagojë Kastrioti me harkime nga krahët, por pa gjetur Ajazin në qendër për të goditur portën e Tafas.

24’ GOOOL Kukësi. Harkim perfekt nga e majta për Feizhaon i cili me kokë çon topin në rrjetë.


20’ Basha në të djathtën gjen hapësirën të pasojë për Milunoviç, i cili gjuan por në mënyrë shumë të gabuar duke fluturuar sferën mbi traversë.

18’ Gafë e pabesueshme e Ajazit, sulmuesi del i vetëm para Tafas por gjuan jashtë në mënyrë të pabesueshme.


15’ Tjetër rast i humbur nga Feizhao. Sulmuesi del i vetëm para Vatës në krahun e djathtë, kalon portierin me gjuajtjen e tij, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

11’ Zgjohet Kukësi dhe tashmë mundohet të sulmojë rrezikshëm me Faizhao, por Vata del nga katërkëndori i tij dhe zgjidh këtë situatë të vështirë, duke devijuar para sulmuesit të verilindorëve.

7’ Shqiprim Taipi merr topin në kufijtë e zonës dhe gjuan drejt portës, por bllokohet mirë nga Prodani.

2’ Okebugu shfaqet menjëherë rrezikshëm në krahun e djathtë, gjuajtja e tij përfundon në rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Tafas.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Kamzës.

FORMACIONET ZYRTARE 

KASTRIOTI – Vata; Neziri, Husein, Karakaçi, Rami; Onanuga, Greca, Basha, Prodani, Ajazi; Okebugu. Trajner: Ramadan Ndreu.

KUKËSI – Tafas; Domi, Lulaj, Hila, Ndreca; Sh. Taipi, Gj. Taipi, Sula; Feizhao, Milunoviç, E. Basha. Trajner: Diego Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"