VIDEO/ Kukësi nuk ia del dot ndaj Volfsburgut, gjermanët e eliminojnë me 4 gola në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:45

VIDEO/ Kukësi nuk ia del dot ndaj Volfsburgut, gjermanët e eliminojnë me 4 gola në “Air Albania”

Ka marrë fund ëndrra e Kukësit për të eliminuar Volfsburgun në Ligën e Europës dhe për të kaluar në raundin e tretë kualifikues. Verilindorët janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin 4-0, nga gjermanët e Volfsburgut. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gegës, të cilët tentuan të surprizonin gjermanët, me disa raste, por pa sukses.  Volfsburg

Ishte Veighorst që shënoi për gjermanët në minutën e 20′, duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të Kukësit. Volfsburgu përfitoi përsëri nga një gabim i verilindorëve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurtë në një dalje të tij dhe kjo i kushtoi me gol në minutën e 32 duek shënuar Lakruah.

Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.

elezaj

Në pjesën e dytë, Kukësi u përpoq të reagojë me Gashin që goditi traversën në minutën e 57. Pas kësaj gjermanët kishin raste më të pastra, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veighorst në minutën e 74 dje Mehmedin në minutën e 89’

FT| KUKËSI – VOLFSBURG 0-4

Veighorst 20′, 74′, Lakruah 32′, Mehmedi 89′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

89’ GOL 4-0 Volfsburgu. Gjermanët gjejnë sërish golin, teksa Mehmedi pas një pasimi perfekt të marrë nga Shlager nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Elezaj, për të shënuar të 4-tin për gjermanët.

85’ Probleme për Maliqin, pas një dueli me Otavion pranë zonës së Kukësit, ku mbrojtësi i verilindorëve doli fitimtar.

74’ GOL 3-0 Volfsburg. Shënon sërish Veighorst, pas një gabimi nga Horiç në mesin e fushës, nga ku përfitojnë gjermanët që nisën në sulm dhe e dërgojnë topin në rrjetë për të trefishuar rezultatin.

 

71’ Rrezikon Kukësi dhe i afrohet golit. Kuper pason për Gavazjan në të djathtë, ky i fundit kroson rrezikshëm në zonë, por aty nuk ndodhet askush për të dërguar topin në rrjetë.

69’ Gega provon gjithçka për gjithçka dhe kërkon me çdo kusht golin. Largon nga fusha e lojës mesfushorin Rroca, për të futur në fushë Kuperin.

67’ Zëvendësim te Volfsburgu. Largohet nga fusha e lojës Klaus dhe vendin e tij e merr Rusilon.

64’ Lëvizje e zgjuar e Gashit në të majtë, pason te Limaj, ky i fundit tenton të japë një top te shokët e skuadrës, por ndërhyn në mënyrë të parregullt Mehmedi dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Goditje dënim për Kukësin pranë zonës. Gjuan Limaj nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

62’ Pretendojnë për penallti miqtë. Otavio tenton të krosojë, por topi ndalet nga Telushi, me gjermanët që kërkojnë prekje me dorë të mesfushorit

59’ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Musolli për t’i lënë vendin Zenel Gavazajt.

57’ Lëvizje e bukur e Rrocës në mesfushë, i cili driblon kundërshtarët, pason te Gashi, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje nga e majta, por topi ndalet në tranversë. Mundësi e shkëlqyer për verilindorët.

54’ Ndëshkohet me karton të verdhë Horiç, për prekje të topit me dorë në mesin e fushës.

48’ Pranë golit të 3-të Volfsburgu me Veighorst, i cili gjuan bukur nga e djathta, por Elezaj pret me këmbë, duke shmangur golin e radhës.

46’ Zëvendësim te Kukësi, Gega largon nga fusha e lojës Mustën, për të inkuadruar Albin Gashin.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

46’ Portieri Kastels rrezikon me një top të mbajtur gjatë, bën presion menjëherë Musta, por portieri shmang bukur lojtarin verilindor.

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

44’ Gjuan fort Mehmedi, por topi shkon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Elezaj.

40’ Pretendim për penallti nga Kukësi, me Eze që futet bukur në zonë, por mbrojtësit kundërshtar largojnë, me sulmuesin e verilindorëve që pretendon për penallti, por arbitri akordon goditje nga këndi.

34’ Mundësi shumë e mirë për Kukësin për të ngushtuar diferencat, por Rroca ndalet nga portieri në penalltinë e fituar nga ai vetë.

32’ GOL 2-0 Volfsburg. Shënon Lakruah, pas një pasigurie në dalje të portierit Elezaj, nga një krosim i Arnold.

30’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Demiri për Kukësin, për ndërhyrje të parregullt në mesin e fushës.

27’ Kartoni i parë i verdhë shkon për Otavin, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Rrocës.

26’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin, me Rrocën që futet bukur në zonë, por gjuajtja ndalet në momentin e fundit.

25’ Lëviz bukur Maliqi në drejtim të portës kundërshtare, por Mehmedi bën ndërhyrje të gabuar dhe shkakton goditje dënimi. Kroson Rroca, por topi largohet nga kundërshtarët.

20’ GOL 1-0 Volfsburg. Gabim në mbrojtjen e Kukësit, me Obanor që largon, por topi përplaset në trupin e Telushit dhe përfiton Veighorst që shënon dhe i jep avantazhin gjermanëve.

14’ Gjuajtje e fortë nga Arnold, që i afrohet golit, por reagon në mënyrë shumë të bukur Elezaj që largon topin dhe shmang rrezikun për Kukësin.

7’ Gjuan fort Telushi nga goditja e dënimit, por portieri i skuadrës gjermane ndal topin dhe shmang rrezikun.

6’ Mundësi shumë e mirë për Kukësin me Eze, që drejtohet nga porta kundërshtare, niset të gjuajë në momentin e fundit, por ndalet në mënyrë të parregullt nga kundërshtari mbi vijën fatale.

2’ Rreziku i parë për Elezajn, Otavi kalon bukur në krahun e majtë dhe gjuan në drejtim të portës, por ndal gjithçka portieri.

Starton sfida! Verilindorët në kërkim të surprizës.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kukësi: Elezaj, Maliqi, Horiç, Obanor, Demiri, Telushi, Musolli, Rroca, Musta, Limaj, Eze. Trajner: S. Gega.

Volfsburgu: Kastils, Brekalo, Lakruah, Gilavogi, Otavio, Mehmedi, Arnold, Shlager, Kalus, Stefen, Veighorst. Trajner: O. Glasner.

Kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"