VIDEO/ Kukësi mund Laçin me përmbysje, ekipi i Duros merr sërish vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 0:15

VIDEO/ Kukësi mund Laçin me përmbysje, ekipi i Duros merr sërish vendin e parë

Kukësi ka marrë një fitorë të artë, duke mundur Laçin me përmbysje, me rezultatin  3-1.

kukesi

Skuadra e Duros me këtë trepikësh ka rimarrë sërish kreun e renditjes. Edhe pse Laçi kaloi në avantazh me anë të Nuabuezes në minutën e 36-të, për tre minuta Abazaj vendosi barazpeshën.

Në pjesën e dytë Laçi humbi një mundësi të artë me Deliun duke goditur tranversën, gjë që bëri Kukësin të zgjohej dhe të gjente golin e avantazhit me Shkurtajn,

Ndërsa të minutën e 79-të Et’hemi shënoi golin e sigurisë.

Kështu Kukësi ngjitet sërish në vendin e parë, me 41 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e tretë me 32 pikë.

KUKËSI-LAÇI 3-1

Abazaj 38′, Shkurtaj 68′, Et’hemi 79′ / Nuabueze 36′

Komenti Live:

Përfundon sfida me fitoren e Kukësit.

90′ 4 minuta shtesë.

85′ Largohet Greca, në fushën e lojës Vecaj

84′ Largohet autori i golit të parë Abazaj, në vend të tij Marko Van Basten Çema.

79′ GOOOOLLLL 3-1 Kukësi. Et’hemi del në shpinë të mbrojtjes, stopon perfekt topin del para Stazhillës dhe shënon të tretin.

78′ Ndalet aksioni i Laçit, Xhixha kapet në pozicion jashtë loje, por vendim i dyshimtë.

75′ Et’hemi godet jashtë zone, topi devijohet dhe del në goditje këndi.

74′ Zëvendësim edhe te Kukësi, del Shkurtaj dhe vendin e tij e zë Lulaj.

73′ Deliu del nga loja, vendin e tij e zë Marku.

68′ GOOOLLL 2-1 Kukësi. Musta pason brenda zonës te Shkurtaj, sulmuesi i Kukësit nuk fal brenda zonës.

64′ Del nga fusha e lojës Gavazaj, Rroca i zë vendin. Lëvizja e parë nga Shpëtim Duro.

61′ Deliu ndëshkohet me të verdhë, humbet ndeshjen e radhës.

59′ Rast i artë për Laçin, Deliu tenton me një goditje nga faulli, tranversa ndal kurbinasit.

56′ Mundësi e mirë për Kukësin, Abazaj tenton pasimin për Shkurtajn, por Stazhilla ndalon lojtarin e Kukësit.

55′ Fangaj shumë i shpejtë del pas shpinës së mbrojtjes, shkon në fundore, tenton krosimin, por gabon.

51′ Et’hemi lëviz në krahun e djathtë, kalon kundërshtarin kroson, por çdo gjë kontrollohet nga Shtazhilla.

49′ Greca pason tek Deliu, i cili nga një pozicion i favorshëm tenton me të djathtën, por topi shkon mbi traun e portës.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Teqja nis një top të gajtë në drejtim të Shkurtaj që priste në zonën e rreptësisë, por Ignjatoviç mbyll gjithçka.

38′ GOLLLLL Kukësiii. Zgjat pak avantazhi i Laçit, teksa abazaj shënon një gol të bukur me të majtën e tij, pas një topi të marrë nga Ethemi.

36′ GOLLLLLLL Laçiii. Nuabueze zhbllokohet për vitin 2020, teksa shënon pas një topi të ngelur në zonë pas disa tentativave të kurbinasve. 

25′ Mundësi e artë shënimi për Laçin. Nuabueze shfaqet i vetëm përballë me portierin Xhika, por ky i fundit bën heroin duke e ndaluar gjuajtjen e sulmuesit.

 

18′ Mundësi e mirë për Laçin, Nuabueze niset në drejtim të sulmit, teksa në momentin e fundit pason për Grecën, por aksioni prishet nga Musta.

17′ Goditje dënimi për kurbinasit afër zonës kundërshtare. Kroson Shehu, por topi largohet nga lojtarët e Kukësit.

15′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi. Kombinim mes Ethemit dhe Gavazajt, me këtë të fundit që dërgon një top në zonë, por Shkurtaj që merr topin e dërgon atë jashtë.

10′ Moment i mirë për verilindorët, Abazaj driblon disa mbrojtës kundërshtar dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, por goditja e tij shkon lart kuadratit të portës.

8′ Provon Laçi, me një kundërsulm, por gjuajtja e lojtarëve të kurbinasve, ndalohet në dy kohë nga Xhika.

5′ Kukësi tenton sërish në sulm, por një krosim nga ana e Mustës shkon në duart e Stazhillës.

3′ Rrezikshëm Kukësi, Ethemi dërgon një top në zonën e Laçit, por Shkurtaj nuk ia del ta gjuajë në drejtim të portës.

Ka nisur takimi, ekipet në kërkim të fitores.

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtar i takimit, Kridens Meta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"