VIDEO/ Kukësi mposht Egnatian, verilindorët “presion” Tiranës në kreun e klasifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 15:41

VIDEO/ Kukësi mposht Egnatian, verilindorët “presion” Tiranës në kreun e klasifikimit

Kukësi ka arritur të mare një fitore tepër të rëndësishme teksa ka mposhtur 2-0 skuadrën e Egnatias në stadiumin e qytetit të Laçit.

TAIPI KUKESI

 

Për skuadrën verilindore të Diego Longos kanë realizuar dy blerjet e verës, Edi Basha në minutën e 53′ dhe kapakun kësaj sfide e vulosi Luka Milunoviç në minutën e 84′.

Një fitore e rëndësishme kjo për Kukësin pas ndalesës së Tiranës ndaj Skënderbeut, teksa i shkojnë bardhebluve në -1 pikë ne kreun e klasifikimit, ndërsa ekipi rrogozhinas klasifikohet në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

FT | KUKËSI 2-0 EGNATIA

Basha 53′, Milunoviç 84′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

84′ GOOOL KUKËSI 2-0! Luka Milunoviç realizon golin e dytë për Kukësin, duke hipotekuar tre pikët për verilindorët!

72′ Kukësi kryen zëvendësimin e radhës teksa largohet, Puntus dhe në vendin e tij Feizhao.

70′ Skuadra verilindore mundon të administrojë rezultatin duke qarkulluar topin, por tregohet rrezikshëm me disa aksione për gol.

66′ Kukësi kryen një zëvendësim teksa largohet Domi dhe në vendin e tij aktivizohet Bytyçi.

53′ GOOOL KUKËSI 1-0! Zhbllokohet sfida, verilindorët kalojnë në avantazh falë Edi Bashës. 

47′ Kukësi shfaqet rrezikshëm në sekondat e para të fraksionit të dytë të lojës teksa portieri i Egnatias ka bërë mrekullinë nga Edi Basha.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutës shtesë!

40′ Kukësi shfaqet rrezikshëm në minutat e fundit të pjesës së parë, Luka Milunoviç pranë një supergoli, teksa goditja e tij trondit traversën e portës së Egnatias.

28′ Telushi ka mbetur i dëmtuar pas një kontakti me Taipin, por asnjë serioze për mesfushorin vlonjat të Egnatias.

20′ Skuadra verilindore po mundohet që të befasojë ekipin e Gugash maganit teksa po rrezikon shumë deri tani në këto minuta.

11′ Kukësi realizon golin e avantazhit me Edi Bashën, por kryesori Myrtja akordon goditje dënimi në sulm, pasi lojtari i verilindorëve ka shkaktuar faull.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Tafas; Ndreca, Lulaj, Hilaj, De Lukas, Sh. Taipi, Domi, Gj. Taipi, Milunoviç, E. Basha, Puntus. Trajner: Diego Longo.

EGNATIA – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Teqja, Krivanjeva, Imeri, Iseni, Allmuça, Telushi, Xhekson, Cyrbja. Trajner: Gugash Magani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"