VIDEO/ Kukësi kërkon mbështetje ndaj Teutës, presidenca hap dyert e stadiumit për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 11:29

VIDEO/ Kukësi kërkon mbështetje ndaj Teutës, presidenca hap dyert e stadiumit për tifozët

Kukësi do të presë të dielën skuadrën e Teutës në “Kukës Arena”, aty ku verilindorët do të tentojnë të lënë pas momentin e vështirë në kampionat. Por, Teuta është skuadra të cilën Kukësi nuk e ka mundur asnjëherë në 3 sezonet e fundit në Superiore.

Kukesi

Në prag të këtij takimi delikat në kampionat, drejtuesit e klubit kanë menduar që të kenë sa më shumë tifozë në stadium. Për këtë, është vendosur që stadiumi të jetë i hapur për të gjithë dhe hyrja do të jetë falas për tifozët që duan të ndjekin ndeshjen.

Vetë klubi i Kukësit e ka njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale, aty ku nëpërmjet një videoje ka kërkuar që të ketë mbështetjen e tifozerisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"