VIDEO/ Kukësi ia merr dorën Laçit, e mund për të katërtën herë dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 17:00

VIDEO/ Kukësi ia merr dorën Laçit, e mund për të katërtën herë dhe i largohet fundit

Kukësi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 33 të Superiores, duke mundur me rezultatin 1-0 Laçin. Një supergol i shënuar nga Ndreca në pjesën e dytë, dhe dy gola të Barbosës pak minuta para fundit, i kanë mjaftuar skuadrës së Hallaçit për të arkivuar një 3 pikësh të rëndësishëm.

asdassdasd

 

 

Kjo ishte fitorja e katërt sezonale e Kukësit ndaj Laçit, teksa e ngjit skuadrën verilindore në vendin e 7 me 40 pikë. Nga ana tjetër, Laçi ka zbritur në vendin e pestë duke hequr mundësinë për Europën.

KUKËSI 3-0 LAÇI
59′ Ndreca, 89′ 92′ Barbosa
KV/ Abdu / Turkaj, Alla, Velkoski

Ngjarjet kryesore: 

90+5′ Mbyllet takimi Kukësi-Laçi, me verilindorët që fitojnë 3-0.

90+2′ GOOOL Kukësi! Barbosa ka realizuar edhe golin e tretë

89′ GOOOL Kukësi! Barbosa ka dyfishuar rezultatin! Pasi ka marrë topin në mesfushë ka avancuar i vetëm duke goditur për të dyfishuar.

85′ Probleme për Lamçen i cili e ka të pamundur të vazhdojë dhe largohet duke i lënë vendin Ilieskit.

81’ Mbetet një lojtar i shtrirë nga skuadra e Kukësit por Hamiti kërkon të vazhdohet loja. Protesta nga Domi që merr të verdhë. Ndërkohë, Manellari largohet dhe i lë vendin Shkurtajt.

79’ Tjetër goditje dënimi për Kukësin. Tenton nga distanca Shqiprim Taipi por goditja e tij është e gabuar dhe përfundon jashtë.

74’ Ka probleme për portierin Angelos Tafas i cili ka mbetur i shtrirë në fushë dhe duhet që të ndërhyjë stafi mjekësor.

70’ Dy zëvendësime te Kukësi me Barbosën dhe Sulën në fushën e lojës ndërkohë që largohen Edi Basha dhe Atdhe Rashiti.

67’ Ndeshje me ritëm në Kukës me kurbinasit që kërkojnë të barazojnë, ndërkohë që verilindorët janë në kërkim të golit të dytë.

59′ GOOOL KUKËSI! Ndreca ka realizuar nga distanca me anë të një goditje dënimi

55′ Karton i verdhë edhe për Velkoskin pas një faulli në mesfushë.

48′ Laçi kalon në avantazh por pozicioni i parregullt. VAR anulon golin e miqve

45′ Nis pjesa e dytë. Peposhi i lë vendin Domit te Kukësi ndërkohë që Nica bën dy zëvendësime. Qato dhe Alla largohen për Mazrekajn dhe Velkoskin

45+5’ Goditje këndi për Laçin! Pranë topit shkon Spahiu që kroson në zonë por pas rrëmujës topi shkon te Tafas. Mbyllet edhe pjesa e parë

45+1’ Karton i verdhë edhe për Albi Allën pas ndërhyrjes ndaj Shqiprim Taipit.

43’ Zëvendësim i detyruar edhe te skuadra e Laçit, me Bibon që largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Bajramaj.

43’ Peposhi nga e djathta gjen hapësirën për të krosuar por topi shkon në duart e Selmanit.

40’ Hamiti ndërpret lojën pasi ambulanca është larguar nga stadiumi dhe nuk mund të rinisë pa ardhur.

39’ Faull në mesfushë nga Abdu i cili ndëshkohet me karton të verdhë

36′ Godet Bibo por nuk gjen portën

35’ Spahiu në kombinime me Bibon, kërkon të hyjë në drejtim të zonës por ndërpritet me faull nga Shqiprim Taipi. Mundësi për kurbinasit tashmë.

32’ Peposhi në drejtim të zonës kërkon të gjejë hapësirën për të goditur, por mbrojtja mike nuk e lejon duke larguar rrezikun.

26’ Taipi pranë topit ka goditur, pot topi shkon te Selmani i cili grushton.

24′ Karton i verdhë për Turkajn në hyrje të zonës pas faullit ndaj Bashës

20′ Momoh nuk ia del dhe largohet i dëmtuar, teksa vendin e tij e zë Abdu

17′ Mundësi e mirë për Spahiun me goditje nga larg, por topi shkon jashtë

14′ Kukësi mundohet me anë të kapitenit Taipi që driblon por ndalet

1′ Nis takimi në “Kukës Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Lamçe, Ndreca, Sh. Taipi, Momoh, Basha, Gj. Taipi, Peposhi, Rashiti.

Trajner: Rraman Hallaçi

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Alla, Turkaj, Ziko, Manellari, Bibo, Ujka, Spahiu, Qato, Guindo.

Trajner: Stavri Nica

PANORAMASPORT.AL

kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"