VIDEO/ Kukësi i prishi kontratën, mbrojtësi realizon supergol në kualifikueset e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 23:51

VIDEO/ Kukësi i prishi kontratën, mbrojtësi realizon supergol në kualifikueset e Botërorit

Mbrojtësi lituanez, Rolandas Baravikas u afrua me bujë të Kukësi gjatë merkatos së janarit, por aventura e tij te verilindorët ka zgjatur vetëm 6 muaj edhe pse lojtari kishte firmosur për një vit e gjysmë. Palët arritën marrëveshjen për prishjen e kontratës, duke e lënë të lirë futbollistin, i cili regjistroi 17 paraqitje me fanellën e verilindorëve.

BARAVIKAS

Pas aventurës me Kukësin, mbrojtësi i djathtë, u largua drejt kampionatit rumun, duke firmosur për UTA Arad, ku aktivizohet edhe Batha.

bandicam 2021-09-02 23-33-23-581

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Baravikas, ishte protagonist te kombëtarja e Lituanisë, duke realizuar një supergol në sfidën ndaj Irlandës së Veriut, që përfundoi me rezultatin 1-4 për irlandezo-veriorët.

Baravikas

Ish-mbrojtësi i Kukësit, i shtangu të gjithë në minutën e 55-të, ku me një predhë në hyrje të zonës, e dërgoi topin në cepin e portës, duke rihapur përkohësisht sfidën. Për më tepër shikoni golin fantastik të realizuar nga 26-vjeçari:

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"