VIDEO/ Kukësi humb edhe “trenin e fundit” për në Europë, Emiljano Vila dërgon Teutën në gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 23:43

VIDEO/ Kukësi humb edhe “trenin e fundit” për në Europë, Emiljano Vila dërgon Teutën në gjysmëfinalen e Kupës

Kukësi ka humbur edhe “trenin e fundit” për të shkuar në Europë, teksa është eliminuar nga Teuta, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët e Mirel Josës, u mposhtën me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”, falë golit të realizuar nga Emiljano Vila në minutën e 10-të me kokë.

bandicam 2021-03-17 16-11-24-163

Pas sezonit për t’u harruar në kampionat, skuadra e Kukësit, regjistroi sot dështimin e radhës… Verilindorët ishim mësuar t’i shikojmë si një skuadër solide dhe pretendente, duke mos e vënë asnjëherë në pikëpyetje pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sa kohë militojnë në elitën e futbollit shqiptar, por situata tashmë duket kaotike…

FT: TEUTA-KUKËSI 1-0

E.Vila 10′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Eze provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Rast ideal për Kukësin, për të “vrarë” sfidën me Sebino Plakun, por sulmuesi nuk arrin të realizojë pas asistit të Bregut

87′ Lumë kartonash të verdhë, ndëshkohet edhe Taipi.

85′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha e lojës Kurdiç vendin e tij e merr Kuper.

83′ Kurdiç është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

80′ Bie disi rritmi i ndeshjes, Teuta mundohet të menaxhojë epërsinë.

79′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha e lojës Daja i dëmtuar, vendin e tij e zë Karabeci.

74′ Ndëshkohet edhe Todorovski me karton të verdhë.

73′ Kotobelli dhe Tsinstaxe ndëshkohen të dy njëkohësisht me kartonë të verdhë.

70′ Zëvendësim te Teuta, largohet Krasniqi, vendin e tij e merr Sebino Plakut.

65′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Leira, vendin e tij e merr Gashi.

57′ Pranë golit të barazimit Kukësi me Eze. Pas një harkimi nga këndi dhe daljes jo të mirë të portierit Frashëri, sulmuesi godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

44’ Rast i artë për Kukësin, më i miri i sfidës, me Eze, por Stivi Frashëri bën mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur dhe duke larguar rrezikun në këndorë.

40′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Asion Daja për ndërhyrje të gabuar.

33′ Pranë golit të barazimit Kukësi,  Baravikas e merr mjaft mirë topin, gjuan, por grushton Frashëri. Zgjohen verilindorët.

31′ Shans i artë për golin e dytë, Krasniqi merr topin, por gabon në momentin e fundit.

27′ Patrik Eze është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

25′ Minuta mjaft të mira për vendasit, të cilët shfaqen dominues, duke lënë shumë pak hapësira në prapavijë.

13′ Tjetër rast i rrezikshëm i Teutës me Dejvi Bregun, gjuajtja e tij me të majtën kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

10′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Emiljano Vila kalon në avantazh durrsakët. I ndodhur në vendin e duhur në momentin e duhur, mesfushori godet saktë me kokë pas harkimit të Todorovskit. Topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

5′ Rrezikshëm Teuta në këto minuta që provon me Dajën, por tentativa e tij ndalet nga Xhika dhe shkon në këndore.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana” .

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Xhika, Baravikas, Lulaj, Kurdic, Kotobelli, Taipi, Tsintsaxe Demiri, Ibraimi, Leira, Eze. Trajner: Mirel Josa.

Teuta-Kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"