VIDEO / Kukësi hedh kandidaturën për titullin, i shkakton Tiranës humbjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 21:42

VIDEO / Kukësi hedh kandidaturën për titullin, i shkakton Tiranës humbjen e parë

Kukësi ka mundur sot Tiranën me shifrat 2-1, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat bardhebluve dhe duke i dhënë një sinjal se është pretendent për titullin.

KUKESI TIRANA

Supersfida që mbylli javën e 9 të Superiores, tregoi një pjesë të parë të vakët, pa raste për shënim. Por në të dytën, që në gjuajtjen e parë të Kukësit erdhi goli me Milunoviç.

Tirana kërkoi me çdo kusht të shënonte, por edhe dukë lënë hapësira të rrezikshme mbrapa. Në ndihmë i erdhi VAR duke akorduar një penallti për prekje të topit me dorë të Peposhit në zonë. Seferi barazoi nga pika e bardhë dhe për disa minuta skuadra bardheblu dukej se mund të merrte tre pikët nga ky duel.

Por në fundin e sfidës, Basha shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke i siguruar fitoren ekipit të tij që tashmë ka pikërisht kryesuesit e Tiranës vetëm 3 pikë larg, duke ndalur arratinë e tyre

KUKËSI-TIRANA 2-1
49′ Milunoviç, 88′ Basha / 82′ (p) Seferi

MINUTË PAS MINUTE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-1 të Kukësit.

90’+5’ Shumë faulle në këto minuta me Hotin, Najdovskin e De Lukas që përfundojnë në listën e të ndëshkuarve me kartonë të verdhë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë, mes protestave të Longos.

88’ GOOOL Kukësi. Kryevepër e Bashës. Kroati merr topin para zonës dhe pasi shmang mbrojtësit dërgon sferën në rrjetë me një predhë të pakapshme.

<
88’ Totre hyn i vetëm në zonë dhe pasi shmang dy mbrojtës, gjuan drejt kuadratit, por duke dërguar sferën jashtë.

84’ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi me Sulën dhe Puntus që futën në fushë në vend të Taipit dhe Milunoviç.

82’ GOOOL Tirana. Shënon Seferi me penallti.

79’ Beshiraj gjen hapësirë nga e djathta dhe harkon në zonë, pas një goditje me kokë është Peposhi i cili prek topin me dorë. Pas dy minutash, Koçi sinjalizohet nga VAR dhe ai shkon të shohë pamjet, duke dekretuar në fund penallti.

77’ Bahtiri zë vendin e Gj, Taipit në fushën e lojës.

72’ Beshiraj është lëvizja e radhës te bardheblutë, duke zënë vendin e Ismajlgecit.

70’ Në goditjen pasardhëse nga këndi, Milunoviç me kokë i afrohet edhe ai golit, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Bekajt.

69’ I afrohet përsëri golit Kukësi. Peposhi kalon në krahun e djathtë dhe gjuan, por gjen devijimin e Hoxhallarit.


59’ Pikërisht sulmuesi anglez largohet nga fusha e lojës për t’i bërë vend Gjumsit, ndërsa Toli i lë vendin Hotit në radhët e bardhebluve.

57’ Ngo mundohet të shënojë me një roveshatë, por nuk ka shënjestrën për të gjetur portën e Tafas.

50’ Menjëherë një mundësi për Tiranën për të barazuar shifrat, pas një mosmarrëveshje mes Hilës dhe Tafas, por mbrojtja e Kukësit arrin të largojë rrezikun në momentin e fundit.

49’ GOOOL Kukësi. Basha bën gjithçka mirë në krahun e djathtë dhe pason në qendër për Milunoviç, i cili pak hapa larg portës nuk gabon. Kontrolli i VAR konfirmon golin e verilindorëve.


46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me zëvendësime në radhët e të dy ekipeve. Domi dhe Gavazaj i lënë vendin në fushë Peposhit dhe Feizhaos te Kukësi. Ndërkohë, Përgjoni hyn në fushë në vend të Behiratçe te bardheblutë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazim pa gola.

45’+1’ Aksion i rrallë i Kukësit që përfundon me një gjuajtje të Ndrecës nga e majta. Bekaj devijon jashtë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Seferi mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë. Tafas del me shpejtësi dhe bën gjënë më të sigurt duke larguar sferën në anësore.

40’ Kombinim i bukur mes Totre, Seferit dhe Ngo në hyrje të zonës. Vetëm kthimi mbrapa i De Lukas eviton një gjuajtje në portën e Tafas, i cili kishte dalë pak nga katërkëndori.

34’ Prej disa minutash loja është plotësisht nën kontrollin e Tiranës, e cila krijon më shumë duke zhvendosur manovrën në gjysmëfushën e kuksianëve.

31’ Vjen mundësia e parë e mirë e ndeshjes për Tiranën, me Ngo i cili gjuan nga një distancë e afërt por ndalet nga Tafas.


28’ Ngo ul topin mjaft mirë për Limajn i cili gjuan në ecje e sipër, por në mënyrë të gabuar dhe Tafas kontrollon.

24’ Shumë kujdes nga të dy skuadrat, nuk ka asnjë hapësirë për të rrezikuar para portave përkatëse deri tani.

18’ Harkim interesant i Najdovskit në zonë, përsëri del Tafas duke kontrolluar situatën.

12’ Taipi mundohet të rrezikojë portën nga distanca, shënjestra është plotësisht e gabuar dhe topi përfundon jashtë.

10′ Gjuajtje e Seferit nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi tarversën e portës së Tafas.

7’ Milunoviç i shmanget pozicionit jashtë loje dhe del para Bekajt, ndërhyn portieri i cili i heq topin nga këmbët .

3’ Dy raste radhazi për Tiranën me top të gjatë fillimisht për Seferin e më pas për Ngo. Por Tafas është i vëmendshëm me daljet e tij duke kontrolluar sferën para sulmuesve bardheblu.

1’ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Tafas; Ndreca, Lulaj, Domi, Hila, De Lukas, Gavazaj, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha. Trajner: Diego Longo.

TIRANA – Bekaj; Hoxhallari, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Totre, Limaj, Toli; Toshevski; Seferi, Ngo. Trajner: Orges Shehi.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"