VIDEO/ Kukësi fiton në frymën e fundit, Abazaj i jep 3 pikët ekipit të Shehit me një supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 19:01

VIDEO/ Kukësi fiton në frymën e fundit, Abazaj i jep 3 pikët ekipit të Shehit me një supergol

 

Kukësi ka marrë një fitore shumë të vuajtur në “Elbasan Arena”, ndaj Luftëtarit, të cilët i mposhtën me rezultatin 2-1, vetëm në fund të takimit. Talentet e Novit, kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, përballë një skuadre si Kukësi, që ka pretendime të mëdha.KUKESI LUFTETARI

Ndeshja nisi mirë për verilindorët, që e panë veten në avantazh që në minutën e 8’, falë një goli të shënuar nga Gavazaj. Edhe pas këtij goli, të besuarit e Shehit patën disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën të finalizojnë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me raste të rrezikshme. Në minutën e 67’, Luftëtari fiton një penallti dhe pranë topit shkon Mehmetllari, i cili tregohet shumë i saktë dhe vendos baraspeshën. Pas këtij goli, ndeshja u bë më e luftuar, teksa verilindorët e arritën fitoren vetëm në fund, falë golit të Abazajt.

FT/  Kukësi-Luftëtari 2-1

Gavazaj 8′, Abazaj 95’/ Mehmetllari 67′(p)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi!

96’ Rast shumë i mirë për Luftëtarin, me Oshafin që bën një gjuajtje shumë të bukur, por topi ndalet në rrjetë.

95’ GOOOOOOOL KUKËSI 2-1. Realizon Kukësi në frymën e fundit, Kristal Abazaj në minutën e fundit ia del të shënojë një gol shumë të bukur me të majtën, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

88’ Krosimi i rrezikshëm nga Et’hemi, me topin që shkon te Godberg, i cili godet topin me kokë, por shkon jashtë kuadratit.

82’ Rast shumë i mirë për Kukësin, me Gavazajn që kroson rrezikshëm në zonën e Luftëtarit, por lojtarët gjirokastritë largojnë topin.

76’ Gabon Duka duke i dhënë një mundësi Shkurtajt, i cili gjuan në drejtim të portës së boshatisur, pro ndalon Lala.

71’ Goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë për Kukësin, provon Abazaj me një gjuajtje shumë të fortë, por goditja ndalohet nga muri mbrojtës.

67’ GOOOOOOL LUFTËTARI 1-1. Penallti për gjirokastritët për prekje me dorë nga futbollistët e Kukësit. Te topi shkon Mehmetllari, i cili tregohet i saktë dhe mposht portierin Xhika nga pika e bardhë, duke vendosur baraspeshën.

63’ Protestojnë futbollistët e Luftëtarit, të cilët kërkojnë penallti për prekje me dorë në zonë, pro arbitri vazhdon lojën.

61’ Zëvendësimi i radhës te Luftëtari, largohen nga fusha e lojës Joan Çela dhe Elian Çela, për t’i lënë vendin Oshafit dhe Branlikajt.

57′ Largohet Lika për t’i lënë vendin Haxhiut!

54’ E pabesueshme çfarë ka humbur Kristal Abazaj, i cili më një top mbi vijën finale e ka gjuajtur atë jashtë duke mos iu besuar syve.

53’ Aksion spektakolar mes Mustës, Shkrutajt dhe Abazajt, por ky i fundit në pasimin final ishte pozicion jashtë loje.

52’ Hedh një top të rrezikshëm në zonë Lika, por spastron gjithçka Musta.

51’ Goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë për Luftëtarit. Kotobelli shkakton faull ndaj Likës, duke rrezikuar 11-metërshin.

49’ Tenton Musta me një goditje të fortë nga faulli, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit të portës.

46’ Starton pjesa e dytë, asnjë ndryshim nga trajnerët te skuadrat e tyre!

Mbyllet pjesa e parë!

45+1’ Aksion shumë i bukur i Luftëtarit, me Elian Çelajn që shërben te Mehmetllari dhe ky i fundit më pas nxjerr të vetëm me portierin Joan Çelën, i cili godet përballë Xhikës, por portieri i Kukësit eviton golin.

43’ Shkurtaj nxjerr të lirë në zonë Mustën, që i vetëm me portierin godet tokazi me të djathën, por Shala bën mrekullinë.

41’ Dragoshi gjuan me të majtën, por nuk gjen dot kuadratin.

37’ Grushtim spektakolar i portierit Shala pas “predhës” së Abazajt me të djathtën në hyrje të zonës. Sulmuesi mori një asist nga Ethemi dhe goditi fort, por “gardiani” i Luftëtarit evitoi një gol të sigurtë.

34’ Tenton kundërsulmin Luftëtari me Mehmetllarin që shpërthen në krahun e djathtë, por mbyll gjithçka Musolli.

29’ Goditje dënimi për Kukësin në afërsi të portës kundërshtare. Provon me një goditje Kristal Abazaj, por topi ndalet nga mbrojtja gjirokastrite.

21’ Ndeshje me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Gjyqtari ndalon për pak minuta lojën, për shkak të temperaturave të larta.

18’ Hyseni kroson në zonë, aty ku topi devijohet nga Mehmetllari dhe shkon te Kukaj, që gjuan fluturimthi me të majtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

17’ Lika kombinon me Dragoshin në krahun e djathtë, ky i fundit kroson në zonë, aty ku Mehmetllari godet me tokë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën.

12’ Është sërish Gavazaj, që këtë herë kombinin bukur me Abazajn, teksa ky i fundit gjuan nga afërsia e zonës, por pret i sigurtë Shala.

11’ Rast ideal për Kukësin për të dyfishuar shifrat. Shkurtaj shfaqet i vetëm përballë portierit, por mbyll në momentin e fundit mbrojtësi Dragoshi.

8’ GOOOOOOOOL KUKËSI 1-0. Aksion fantastik i Kukësit me pasime të sakta nga e majta, teksa Abazaj jep një top për Kotobellin, shërben në zonë për Gavazajn, që lirohet bukur dhe me një gjuajtje tokazi me të djathtën shënon golin e avantazhit, 1-0 për Kukësin.

3’ Rast shumë i mirë për verilindorët, Ethemi shpërthen  në krahun e djathtë drejt zonës, por pasimi i fundit në drejtim të Abazajt mbyllet nga mbrojtja gjirokastrite.

2’ Kombinime të bukura midis Abazajt dhe Shkurtajn, me këtë të fundit që nxjerr të lirë Mustën në zonë. Godet elbasanasi, por topi devijohet nga mbrojtja dhe përfundon në këndore.

1’ Ka startuar takimi!

FORMACIONET ZYRTARE:

 KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kotobelli, Et’hemi, Musolli, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.
LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Lala, Duka, Kukaj, Hyseni, Dushkaj,Çela, Çelaj, Lika, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

GJYQTARË: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Maringlen Llukmani, Klodian Shahini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"