VIDEO/ Kukësi fiton me përmbysje ndaj Egnatias, merr 3 pikët e para të vitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 23:50

VIDEO/ Kukësi fiton me përmbysje ndaj Egnatias, merr 3 pikët e para të vitit

Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Egnatias me rezultatin 2-1.

324301142_3420655948263560_5401960417161214106_n

Sfida u zhbllokua në minutën e 35’ me Fernandon nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për verilindorët. Në minutën e 70’ Ndreca vendosi baraspeshën duke kthyer në lojë ekipin e tij. Por teksa mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Delimexhac shënoi supergolin që i dhuroi 3 pikët e para të vitit ekipit.

Me këtë fitore Kukësi renditet në vendin e 9-të me 19 pikë ndërsa Egnatia ndodhet po në vendin e 4-të me 26 pikë.

EGNATIA 1-2 KUKËSI

35′ Fernando (p)/ 70′ Ndreca, 86′ Delimexhac

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, Kukësi fiton ndaj Egnatias.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ GOOOL KUKËSI 1-2! Mirza Delimexhac shënon një supergol për ekipin e tij duke mposhtur portierin.

70’ GOOOL KUKËSI 1-1! Ndreca shënon një supergol.

66’ Rrezikon Egnatia me Duamenën, por goditja e tij përfundon mbi kuadrat.

58’ Ndreca godet sërish, por topi përfundon sipër traversës. Nuk ka asnjë rrezik për portën e Sherrit.

57’ Malota gjuan me kokë drejt portës, topi shkon në duart e Halimit.

49’ Fernando rrëzohet në zonë dhe mbetet i shtrirë në tokë. Arbitri nuk akordon 11 metërsh dhe vazhdon lojën.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet sfida, Egnatia e mbyll në avantazh pjesën e parë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Edi Basha godet me të majtën e tij, por Sherri parashikon lëvizjen dhe bën një pritje mjaft të mirë.

39′ Paulaskas shkakton faull, ndëshkohet me karton të verdhë.

35’ GOOOL EGNATIA 1-0! Fernando ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. 

34′ Duamena avancon drejt zonës, por pengohet nga mbrotja kundërshtare. Akordohet 11-metërsh.

31’ Sh. Taipi i nxjerr topin Barbozës i cili gjuan me të djathtën e tij në mënyrë të shkëlqyër, por Atanda ndërhyn menjëherë dhe shpëton ekipin nga një gol i sigurt.

29’ Zejnullai pason drejt Duamenës, por topi rrëmbehet nga Lamçe.

21’ Çfarë e djathte nga Mëllugja! Ai gjuan drejt portës, por topi është shumë i fortë dhe përfundon mbi traversë.

 18’ Musta krijon hapësirë dhe ia pason topin Zejnullait, por ky i fundit gabon goditjen. Topi fluturon mbi traversë.

16’ Musta avancon drejt zonës, por aty gjen Momoh i cili ia rrëmben topin.

14’ Duamena provon të gjejë Fejzullain, por topi është shumë i gjatë dhe nuk arrin ta kapë.

12’ Fernando shkakton faull ndaj Bytyçit.

5’ Paulaskas provon me të djathtën, por topi del jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Malota, Musta, Agbpepornu, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Duamena, Paulauskas.

Trajner: Shpëtim Duro

KUKËSI: Halimi, Lamçe, Bytyçi, Ndreca, Peposhi, Ebert, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Momoh, Basha, Barboza.

Trajner: Rrahman Hallaçi.

1fc457fd-70d8-4752-99de-71fc692a5fc9

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"