VIDEO/ Kukësi fiton me përmbysje dhe prek Europën, Dinamo zyrtarizon rikthimin në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 19:12

VIDEO/ Kukësi fiton me përmbysje dhe prek Europën, Dinamo zyrtarizon rikthimin në Kategorinë e Parë

Kukësi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme për Europën me suksesin 2-1 në ndeshjen e sotme kundër Dinamos.

kukesi - dinamo

Skuadra e Longos arriti të përmbyste gjithçka fillimisht me Lulajn dhe më pas me Ndrecën që shënoi golin e rezultatin final 2-1

Kukësi arrin kështu të ngjitet në zonën europiane të renditjes,me fitoren që e katapulton në vendin e 4-të, ndërsa me këtë humbje Dinamo është e rrëzuar matematikisht nga kategoria.

Rezultati final:

Kukësi 2-1 Dinamo

66′ Lulaj , 78′ Ndreca/ 53′ Demiri

NGJARJET KRYESORE

78′ GOOOOL KUKËSI 2-1/ Ndreca shënon pas një kombinimi me Shkurtaj për të kaluar vendasit në avantazh.

 

66’ GOOOOL KUKËSI 1-1/ Lulaj merr një krosim në zonë dhe pas një tentative me kokë dërgon topin në rrjetë.

53’ GOOOOL DINAMO 0-1/ Një gjuajtje fantastike e Demirit nga jashtë zone, e cila u ndal në fundin e rrjetës, duke kaluar miqtë në avantazh.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Bytyçi, Gligorov, Ndreca, De Lukas, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Basha, Milunoviç, Fejzhao.

Trajner: Diego Longo

DINAMO: Harizaj, Siljanovski, Maliqi, Mija, Imami, Sidibe, Prodani, Demiri, Haxhiu, Ibraimi, Rexhinaldo.

Trajner: Rodolfo Vanoli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"