VIDEO/ Kukësi e bën rrugë sërish, djeg tjetër shans për titullin në frymën e fundit, Tirana falenderon Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:19

VIDEO/ Kukësi e bën rrugë sërish, djeg tjetër shans për titullin në frymën e fundit, Tirana falenderon Teutën

Teuta realizon një ndeshje të jashtëzakonshme duke i hequr sërish Kukësit mundësinë të fitonte dhe të ruante distancën me Tiranën në klasifikim. Sherif Kallaku realizoi një golë të jashtëzakonshëm në minutën e pestë shtesë të takimit duke ekzaltuar publikun durrsak.

barazzimi kallaku

Durrsakët kaluan të parët në avantazh me penallti me Kallakun në minutën e 22-ë. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e skuadrës së Edi Martinit, Kukësi rriti presionin dhe fitoi penallti. Shkurtaj nuk gaboi dhe vendosi baraspeshën.

Pjesa e dytë u bë akoma më emocionuese teksa skuadrat rritën ritmin. Falë cilësive të repartit sulmues, Abazaj asistoi bukur Shkurtajn, i cili bëri detyrën e bomberit. Rastet u shtuan nga të dyja palët. Arbitri i katërt akordoi 7 minuta shtesë dhe ky ishte sinjali i shpresës për durrsakët për të barazuar takimin.

2 minuta nga fundi i krejt takimit, Kallaku gjen një hapësirë të ngushtë mes mbrojtjes verilindore duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm.

Ky rezultat prish llogaritë Kukësit për titullin kampion teksa me barazimin e sotëm i jep mundësi Tiranës të rrisë diferencën me ta në 4 pikë. Teuta tregon se është e denjë për të luftuar me Europën. Me 36 pikë të grumbulluara pas 24 javësh dhe diferencë 2 pikë nga Partizani e Laçi, skuadra e Edi Martinit beson se kualifikimi për Ligën e Europës është më se i mundur.

TEUTA-KUKËSI 2-2 (FT)
Golashënues: Kallaku 22’ (p), 90’+7/ Shkurtaj 45+3’ (p), 62’

Komenti live։

90+7′ Nuk ka fitues në Durrës. Teuta prish planet e Kukësit dhe i jep mundësi Tiranës të thellojë diferencën me 4 pikë në renditje me verilindorët.

90+5′ Kallaku çmend Kukësin dhe Duron. Mesfushori ekzekuton me elegancë nga jashtë zone. Trajneri Duro nuk arrin ta besojë.

90+1′ Arbitri i katërt akordon 7 minuta shtesë. Duro i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit.

90′ Lorenco Vila i lë vendin Gomesit.

85′ Roca i afrohet golit të tretë. Del përballë Frashërit dhe kalon topin lart, por përfundon mbi rrjetë.

82′ Trajneri Martini ul Çyrbjan. Avdyli inkuadrohet në lojë.

75′ Limaj kërkon penallti. Dylufton me Hoxhën dhe rrëzohet. Arbitri Ziri vazhdon lojën.

72′ Teuta shkund portën e Xhikës. Topi ndalet nga traversa.

71′ Faull për Teutën. Hebaj përplaset me kokë me kundërshtarin. Lojtarët e Kukësit protestojnë. Roca ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës.

67′ Teuta i afrohet golit të barazimit. Topi hiqet nga Xhika dhe fiton faull.

62’  GOOOL! Kukësi kthen ndeshjen. Abazaj asiston në mënyrë mjeshtërore dhe Shkurtaj bën detyrën.

57’ Ndalet loja. Musolli dhe Vila përplasen me kokë. Verilindorët duan të zëvendësohet kapiteni i tyre. Gavazaj hyn në fushë në vend të Musollit. Mesfushori veteran i verilindorëve transportphet me ambulancë.

55′ Obanor ndëshkohet me karton të verdhë. Shkakton faull ndaj Hebajt.

50′ Kallaku teston Xhikën nga jashtë zone, por portieri i Kukësit reagon saktë. Durrsakët rrisin trysninë ndaj verilindorëve.

49’ Acarohet ndeshja. Kuro dhe Etemi kapen me njëri tjetrin, Gjyqtari Ziri i ndëshkon me karton të verdhë të dy.

45+3’ SHKURTAJ VENDOS BARASPESHËN! Sulmuesi vlonjat kthen në gol penalltinë e fituar nga Limaj. Skuadrat drejtohen te dhomat e zhveshjes.

45+2’ Kukësi fiton penallti. Vesel Limaj lufton për topin dhe fiton 11 metërsh.

44’ Rast i mirë për Kukësin për të barazuar. Abazaj kroson, por shoku i skuadrës nuk arrin topin.

41’ Goditet arbitri anësor. Arapi shkon të qetësojë tifozët e Teutës.

39’ Frashëri rrezikon. Nuk kontrollon topin si duhet, por në përpjekjen e dytë shpëton Teutën.

37’ Hebaj tenton me kokë, por ndodhet larg nga porta dhe nuk shënjestron si duhet.

36’ Kukësi nis lojën nga faulli, por Hoxha largon topin nga zona.

31’ Dy lojtarë shtrirë në fushë. Çyrbja dhe Musolli përplasen në dyluftim. Kapiteni i Kukësit del jashtë fushës. Ngrihet dhe vazhdon lojën.


22’ TEUTA KALON NË AVANTAZH! Sherif Kallaku shënon lehtësisht ndaj Dashamir Xhikës.

21’ PENALLTI PËR TEUTËN! Kallaku lufton brenda zonës dhe fiton 11 metërsh.

18’ Aksion për Kukësin, por arbitri ngre flamurin, Rroca në pozicion jashtë loje.

15’ Vila kontrollon topin e ardhur nga Todorovski. Godet, por gjuajtja nuk përbën rrezik për Xhikën.

9’  Kukësi fiton faullin e parë, e shkakton Albano Aleksi.

1’ Fillon ndeshja.

Stadiumi “Niko Dovana”

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuros, Todorovski, Kallaku, Aleksi, Vila, Vila, Çybja, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

Kukësi: Xhika, Obanor, Limaj, Shkurtaj, Rroca, Krasniqi, Musolli, Malikji, Ethemi, Abazaj, Musta. Trajner: Shpëtim Duro.

ndeshja 1212121212

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"