VIDEO / Kukësi do një brazilian për sulmin, ish-sulmuesi i Goiasit drejt zyrtarizimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 9:28

VIDEO / Kukësi do një brazilian për sulmin, ish-sulmuesi i Goiasit drejt zyrtarizimit

Kukësi do të luajë për herë të parë në histori në turin eliminator të Ligës së Kampionëve dhe drejtuesit janë duke menduar për përforcime, sidomos në repartin e sulmit.

Menaxherë të ndryshëm kanë ofruar alternativat e tyre, por përgjegjësit e merkatos janë përqendruar vetëm në disa emra konkretë.Diego Lopes

Njëri prej tyre është sulmuesi shtatlartë i Rio Klaro në Brazil, në Paulista A, emri i të cilit është Danilo Lopes. Braziliani ka zhvilluar një sezon të mirë tek ekipi i tij brazilian ku në 20 takime ka shënuar 9 gola.

Sulmuesi ka lindur me 25 prill të vitit 1991 dhe është 189 cm. Fiziku i tij dhe mosha e re ka bërë që braziliani të jetë në planet e Kukësit, por gjithsesi klubi do vendosë duke parë gjithë kandidatët potencialë, pasi duhet të jenë të sigurt që zgjedhja e bërë të jetë ajo e duhura.Danilo Lopes

Danilo Lopes ka luajtur në parë me Anapolis, Parana e Goais në Brazil. Menaxherët e lojtarit i kanë nisur DVD-në dhe profilin e lojtarit dhe tani u mbetet në dorë drejtuesve të Kukësit që të vendosin. Por, paraprakisht palët kanë rënë dakord për çmimin dhe nëse Lopes do të bindë edhe presidentin Gjici, atëherë transferimi i tij është në rrugë të mbarë.Diego Lopes Rio Klaro

DILEMAT – Te Kukësi vijon që gjithçka të jetë amulli, pasi problematikat janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga çështja e trajnerit dhe dilema nëse Gjoka do të vazhdojë të jetë në stol, apo palët do të ndërpresin bashkëpunimin.

Drejtuesit e Kukësit kanë kontaktuar një trajner kroat, për të cilin pritet vetëm përgjigjja e presidentit Gjici.

Ky i fundit ua ka deleguar vartësve të tij punët e klubit dhe po merret shumë pak, duke parë preokupimet politike që ka. Megjithatë, për këtë çështje do të vendoset para se skuadra të niset drejt Austrisë.Emini - Pejic - Dvornekovic

Dilema e radhës dhe më e rëndësishmja për verilindorët është e ardhmja e disa lojtarëve titullarë, si Pero Pejiç, Matija Dvornekoviç, Kale etj. Edhe kjo është një çështje për të cilën drejtuesit do të marrin vendim në ditët në vijim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"