VIDEO/ Kukësi denoncon arbitrin e ndeshjes në Laç: Ja çfarë ka bërë kundër nesh Meta dhe ndihmësit e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 19:43

VIDEO/ Kukësi denoncon arbitrin e ndeshjes në Laç: Ja çfarë ka bërë kundër nesh Meta dhe ndihmësit e tij

Kukësi u mposht ditën e djeshme ndaj Laçit me rezultatin 2-0. Një humbje kjo që “djeg” shumë për verilindorët, pasi shanset për sa i përket titullit kampion janë zbehur ndjeshëm, me diferencën -9 pikë, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 6 javë.

Kridens Meta, Kukesi

Klubi i Kukësit nuk është pajtuar aspak me rezultatin e ndeshjes, teksa ka denoncuar edhe një herë arbitrimin e Kridens Metës, pasi ka analizuar edhe një herë pamjet filmike. Përmes një komunikate me video, klubi verilindor ka nxjerrë me video rastet e dyshimta.

RASTET E DENONCUARA NGA KUKËSI: 

Pas ndeshjes me Laçin, kemi analizuar edhe njëherë ndeshjen dhe gjyqtarin Kridens Meta e asistentët e tij të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes. Duke filluar me një penallti të mohuar ndaj Abazajt e deri te kartonët e shumtë kundrejt skuadrës sonë dhe kursimeve ndaj Laçit.

1- Ndërhyrje në zonë por nuk akordohet penallti.

2 – Ndërhyrje ndaj Abazaj, konsiderohet e rregullt

3- Goditje këndi për Kukësin, akordohet pozicion jashtë loje i padrejtë

4- Ndërhyrje nga mbrapa Gavazajt, s’ka faull, Turkaj që shkakton ndërhyrjen ishte edhe i ndëshkuar)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"