VIDEO/ Kukësi bën detyrën në Kupë, fitore bindëse ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 23:09

VIDEO/ Kukësi bën detyrën në Kupë, fitore bindëse ndaj Apolonisë

Kukësi likuidon Apoloninë edhe në ndeshjen e dytë dhe e sheh veten në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Të besuarit e Orges Shehit kanë administruar në çdo moment ndeshjen, teksa me thuajse të gjithë formacionin e parë, kanë qenë dominantë përballë fierakëve. Lulaj me kokë dhe Shkurtaj e çuan ekipin verilindor në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes. Një eurogol i Ethemit nis pjesën e dytë dhe më tej për miqtë shënon Gjata nga pika e bardhë. Me rezultatin 5-2, Kukësi eliminon lehtësisht Apoloninë dhe mban në lojë një objektiv sezonal.Kukesi-Apolonia-Elbasan-Arena 

PJESA E PARË

Apolonia e nis pa autorin e golit në Fier, Ejoh, i cili është i pezulluar ndërsa Kukësi me mungesën e Abazajt. Shehi kishte zgjedhur pjesën dërrmuese të titullarëve për sfidën e kthimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Tentativa e parë serioze në këtë takim është në minutën e 12-të, kur Rroca gjuan nga rreth 20 metra, por sfera shkon tokazi dhe rrezikshëm ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit Harizaj. Ndeshja është e qetë dhe pa raste. Apolonia mundohet të futet në lojë, me qarkullim të dendur të topit dhe pasime në mesfushë, por prapavija e Kukësit është thuajse e pakalueshme.

Pas pushimit për ujë, Kukësi futet më i kthjellët. Në minutën e 27-të të ndeshjes, një harkim i saktë nga Kotobelli gjen Lulajn të vetëm në qendër të zonës i cili gjuan lehtësisht me kokë dhe shënon. Kukësi në avantazh por Apolonia tenton të reagojë, mirëpo, me gjithë përpjekjet e Zogajt për të tërhequr ekipin, fierakët nuk e vendosin asnjëherë në rrezik portën e Avdylit. Shkurtaj e Lulaj bëjnë dy tentativa të tjera të rrezikshme, por pa rezultat. Në minutën e 43-të, Rroca pas disa kombinimesh, nxjerr një asist për Shkurtajn i cili brenda në zonë, pasi e merr bukur topin, gjuan me të djathtën dhe shënon, 2-0.bandicam-2020-06-24-17-19-01-144

PJESA E DYTË

Ky fraksion nis me gol teksa Rroca asiston Ethemin i cili në ajër dhe me një parabolë, lë të shtangur portierin Harizaj, 3-0. Loja është shumë e vakët dhe pa raste. Vetë rezultati i thellë 3-0, që e çon në 5-1 rezultatin e përgjithshëm, e bën tashmë thjesht një formalitet përfundimin e kësaj ndeshjeje. Në minutën e 75-të, ka një top për Gjatën në zonën e Kukësit ku pasi rrotullohet, pengohet me dorë nga Krasniqi duke shkaktuar penallti. Është vetë Gjata që e ekzekuton saktë dhe shënon golin e nderit në këtë takim. Deri në fund, ka pak për t’u shënuar. Kukësi shkon në gjysmëfinale të Kupës, për të pritur shortin se cili nga ekipet do të jetë kundërshtari me të cilin do të diskutojë mundësinë për të shkuar në finale.

FT: Kukësi-Apolonia 3-1

Lulaj 27′, Shkurtaj 43′, Ethemi 47′ / Gjata 76′ (p)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

85′ Pranë golit të tretë Kukësi me Domin, gjuajtja e futbollistit të talentuar ndalet nga portieri Harizaj.

76′ GOOOOL APOLONIA 3-1/ Fierakët realizojnë golin e nderit me anë të sulmuesit Gjata, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

73′ Dy zëvendësimet e fundit te Kukësi, largohen Rroca dhe Gavazaj, në fushë Hallaçi dhe Hida.

72′ Bie ndjeshëm tempi i lojës, skuadrat qarkullojnë topin më së shumti.

64′ Dy zëvendësime te Kukësi, largohet Limaj dhe Shkurtaj, vendin e tyre e zënë Mateli dhe Kuper.

57′ Dy zëvendësime te Apolonia, largohen Kardhashi dhe Mihana, vendin e tyre e zënë Hysenshahaj dhe Andoni.

53′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet Maliqi, vendin e tij e zë Domi.

52′ Eduart Rroca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

47′ GOOOOO KUKËSI 3-0/ Janë përsëri kuksianët. Rroca jep një asist fantastik për Ethemin, i cili godet me të parën brenda zonës duke realizuar një gol mjaft të bukur. 

46′ Zëvendësim i parë te Apolonia, largohet Mihana, vendin e tij e zë Krasniqi.

Mbyllet pjesa e parë!

43′ GOOOOOL KUKËSI 2-0/ Verilindorët dyfishojnë rezultatin me anë të Shkurtajt, i cili pas asisitit të Rrocës, nuk fal brenda zonës duke dyfishuar shifrat. 

33′ Pranë golit të dytë Kukësi me Shkurtajn, gjuajtja e sulmuesit ndalet me këmbë nga Harizaj.

27′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet më në fund rezultati. Pas harkimit nga këndi nga ana e Limajt, mbrojtësit Bruno Lulaj godet bukur me kokë brenda zonës duke tundir rrjetën. 

20′ Tentativa pafund shënimi, në portën e Apolonisë, mungon vetëm goli i avantazhit për Kukësin, që po tregon një epërsi të frikshme.

12′ Rroca shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Harizaj.

7′ Dominim i verilindorëve, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Apolonisë. Futbollistët fierakë janë tërhequr të gjithë mbrapa, në mbrojtje të portës.

1′ Ka startuar me 1 minutë heshtje sfida e sotme, për nder të përgatitësit atletik Gjergji Poloska të ndarë nga jeta 2 ditë më parë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

 

KUKËSI: Avdyli, Maliqi (Domi 53’), Krasniqi, Lulaj, Kotobelli, Limaj (Mateli 65’), Rroca (Hallaçi 73’), Musolli, Gavazaj (Hida73’), Ethemi, Shkurtaj (Kuper 65’). (Në dispozicion: Xhika, Teqja, Çema, Musta) Trajner: Orges Shehi

APOLONIA: Harizaj, Zoga, Duda (Merkaj 87’), Asllanaj, Sota, Kumani, Mehmeti, Mihana (Krasniqi 46’), Zaimaj (Andoni 57’), Kardhashi (Hysenshahaj 57’), Gjata (Kacamolli 87’). (Cako, Mezani) Trajner: Artan Mërgjyshi

Kartonë të verdhë: Rroca 52’ / Andoni 63’ Delegat: Marius Sulejmani (Tiranë) /

Vëzhgues: Sokol Jareci (Tiranë)

Spektatorë: Nuk ka

GJYQTARË: H.Llapra, R.Malaj, R.Shaba (VLORË)

Kukesi-Apolonia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"