VIDEO/ Kualifikim sfilitës, “ruleta ruse” nderon Laçin! Skuadra e Duros mposht Partizanin dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 23:56

VIDEO/ Kualifikim sfilitës, “ruleta ruse” nderon Laçin! Skuadra e Duros mposht Partizanin dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Çerekfinalja më delikate e Kupës së Shqipërisë ishte pa diskutim ajo mes Laçit e Partizanit, pasi u vunë përballë dy ekipe që duan edhe titullin kampion në Superiore. Fitues nuk pati për 120 minuta, ndërsa në fund, kurbinasit triumfuan me penallti. Skuadra e Laçit bën lojën e saj dhe arrin tek objektivi, ndërsa Partizani, edhe pse dominoi, nuk arriti të shënonte.

Laci26

PJESA E PARË – I gjithë fraksioni i parë i lojës ishte shumë i luftuar, me skuadrat që dyluftuan fort në mesin e fushës dhe që tentuan të përfitonin nga ndonjë pasiguri e kundërshtarit. Në minutën e tetë është rasti i parë për Partizanin. Esat Mala gjuan nga një goditje dënimi, por topi i tij shkon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 12-të, momente paniku në fushë. Sulmuesi nigerian i Laçit, Kirian Nuabueze, u përplas në tokë pa ndjenja për një moment e të gjithë lojtarët i shkuan pranë. Bomberi më pas përmendet dhe u rikthye në fushë pas pak minutash.

Në minutën e 21-të, është sërish skuadra e Partizanit që tenton të shënojë. Bardhi gjuan nga jashtë zone tokazi, por tentativa e tij shkon jashtë. 10 minuta më vonë, momenti më i diskutuar i sfidës. Çinari shtyhet nga mbrapa me duar nga kapiteni Ignjatoviç, por sipas gjyqtarit Meta, nuk ka penallti.

Në të 33-ën, Lushkja tenton të shënojë për Laçin, por topi bllokohet. Më pas, është Nuabueze që ka mundësinë të shtyjë sferën në kuadrat, por gjendet i papërgatitur. Në minutat 37 dhe 41, Partizani tenton të shënojë me Melon dhe Malën, por të dyja tentativat e futbollistëve nuk përfundojnë në rrjetë dhe pjesa e parë u mbyll e barabartë 0-0.

Partizani-Laci shtesat

PJESA E DYTË – Në fraksionin e dytë të lojës pati vetëm një skuadër në fushën e lojës. Pas daljes nga fusha të Kirian Nuabuezes në minutën e 52- të, ekipi i Laçit u tërhoq mbrapa dhe Partizani kishte mundësitë e duhura për ta fituar takimin. Fillimisht, është Mala që tenton të gjejë Sherrin të papërgatitur, duke gjuajtur nga krahu i djathtë, por gardiani grushton.

Në minutën e 74- t, është mesfushori Valentino Murataj i vetëm përballë portierit Sherri, por e majta e tij është e lehtë dhe portieri i Laçit e ndal. Në të 81-ën, është Lukas Kardozo, i cili me prekjen e parë të topit mund të tundte rrjetën. Çinari shërben shumë mirë për sulmuesin brazilian, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

Në të 85- ën, është vetë Çinari ai që tenton të shënojë nga jashtë zone, por e majta e tij shkon mbi traversë. Një nga rastet e pakta të Laçit erdhi vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, me anë të Mazrekajt. Megjithatë, gjuajtja e sulmuesit kurbinas shkoi ngjitur me shtyllën e Alban Hoxhës.

SHTESA – 30 minutat e shtesës mes dy skuadrave ishin shumë të kujdesshme, pasi nuk donin që të ndëshkoheshin në limite. Rasti i vetëm i pastër i pjesëve shtesë ishte në këmbët e mesfushorit Julian Shehu. Kurbinasi ka hapësirë për të avancuar dhe për të dalë i vetëm kundër Alban Hoxhës, por lodhja bën të vetën dhe nxiton, duke gjuajtur nga jashtë zone. Goditja shkon mbi kuadrat, por Hoxha e kishte në trajektore.

FT-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 


PENALLTITË: 

10- Shënon Mazrekaj, Laçi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë! 

9- Shënon Murataj! 

8- Shënon Ignjatoviç! 

7- Gjuan Tedi Cara, pret Alen Sherri! 

6- Shënon Deliu! 

5- Gjuan Jurgen Bardhi, pret Alen Sherri! 

4- Gjuan Musta, pret Alban Hoxha! 

3- Shënon Mala!

2- Shënon Shehu! 

1- Shënon Çinari! 

PËRFUNDON SHTESA E DYTË, SKUADRA GJYSMËFINALISTE DO TË PËRCAKTOHET NGA PENALLTITË: 

118′ Laçi pretendon për penallti, pas një dueli mes Hakajt dhe Deliut, por për gjyqtarin Meta sërish nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

117′ Laçi fiton një goditje dënimi, në limitet e zonës, provon Mentor Mazrekaj, por topi ndalet në murin mbrojtës.

110′ Juljan Shehu provon të zgjidhë sfidën me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e Alban Hoxhës.

106′ Starton shtesa e dytë.

MBYLLET PJESA E PARË E SHTESËS SËRISH PA GOLA: 

105′ Akordohet 1 minutë shtesë.

103′ Më kërkues vendasit në shtesën e parë të ndeshjes. Skuadra e Duros kërkon golin e kualifikimit.

100′ Vendimtare ndërhyrja e Bitrit që fiton duelin me Mazrekajn, duke i hequr një shans të rrezikshëm kurbinasve.

93′ Obanor ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Malës, gjyqtari akordon faull në limitet e zonës, në krahun e djathtë, provon Çinari, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

91′ Starton koha shtesë.

MBYLLET PA FITUES KOHA E RREGULLT! 

90+2′ Laçi rrezikon me Mazrekajn  dhe Deliun, por tentativat e tyre nuk janë të sakta.

90+1′ Obanor ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

84′ Tjetër pretendim për penallti i Partizani, sërish Çinari protagonist, por ndërhyrja e Shehut ndaj sulmuesit shkodran është konsideruar e rregullt nga Meta.

82′ Kardozo “flirton” me golin e avantazhit. Me prekjen e parë të topit, baraziliani shndërrohet në një rrezik, teksa gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

81′ Dy zëvendësime te Partizani, në fushën e lojës Cara dhe Kardozo, largohen Asani dhe Melo.

78′ Momente nervozimi, përplasen stafet e të dyja skuadrës, Z.trajneri i Laçit, Shtama, ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Pranë golit Partizani me Muratajn, gjuajtja e mesfushorit u ndal mjaft mirë nga portieri Sherri, i cili ka zhvilluar një ndeshje perfekte deri në këto minuta.

73′ Pranë autogolit Bitri, pas harkimit të Harmon nga e djathta, devijimi i tij me gjoks shkon mbi traun e portës.

66′ Një tjetër pretendim për penallti i Partizanit, sërish protagonist Ignjatoviç dhe Çinari, por për gjyqtarin Meta, përsëri nuk kemi të bëjmë me penallti.

63′ Laçi më kërkuesë në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

59′ Tjetër zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha e lojës Kërçiku, vendin e tij e merr Marku.

55′ Nuabueze nuk ia del dot, sulmuesi largohet nga fusha i dëmtuar, vendin e tij e merr Harmon.

46′ Starton pjesa e dytë, Duron kryen menjëherë një zëvendësim largon nga fusha Lushkjan, vendin e tij e merr Mazrekaj.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41′ Fantastik Alen Sherri që bën një ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin e avantazhit të kuqve, pas gjuajtjes së Malës. Gardiani shkodran largon rrezikun në këndore.

36′ Melo provon me një gjuajte nga distanca, topi shkon ngjitur nga shtyllën.

31′ Partizani pretendon për penallti, pas duelit mes Ignjatoviç me Çinarin brenda zonës, ky i fundit rrëzohet dhe kërkon 11-metërsh, por gjyqtari vijon lojën. Protestojnë të kuqtë.

30′ Mundësi shënimi për Laçin, me Nuabuezen, i cili nuk arrin të devijojë dot drejt portës një tentativë të Mustës.

24′ Provon edhe Broja nga distanca, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën e majtë të portës së mbrojtur nga Sherri.

19′ Mala kombinon bukur me Bardhin, por vendimtare ndërhyja e Kërçikut që largon rrezikun në këndore. Rrezikshëm skuadra e kuq.

12′ Momente paniku, Nuabueze bie për disa sekonda në fushë, duke alarmuar të gjithë. Për fat të mirë nuk kishim të bënim me diçka serioze, teksa sulmuesi u rikthye në fushë.

8′ Bardhi fiton një goditje dënimi në një pozicion tepër të favorshëm. Provon Esat Mala, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën e Sherrit.

5′ Start mjaft i bukur i sfidave, me të dyja skuadrat që luftojnë në mesin e fushës, duke kërkuar të fitojnë terren.

1’ Menjëherë rrezikshëm Lacci me Shehun, që provon me një gjuajtje, por topi devijohet në këndore. Kurbinasit e nisin në sulm.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku, Musta, Deliu, Lukas Ramos, Lushkja, Shehu, Nuabueze. Trajner: Shpëtim Duro.

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Melo, Çinari, Trajner: Ilir Daja.

Laci-Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"